Me fillimin e kalimit të shqiptarëve në Islam, tek shqiptarët fillon shtresimi i kulturës islame shpirtërore e materiale. Kështu, qysh në shekullin 17, atëherë kur ishte krijuar një shtresë kulturore shqiptare islame, kur ishin krijuar një numër alimësh/intelektualësh shqiptarë krijohet një atmosferë kulturore islame në qytetet shqiptare dhe kështu këta intelektualë shqiptarë fillojnë të shkruajnë e komentojnë vepra të ndryshme të dijeve islame dhe aso artistike - letrare në gjuhët orientale arabe, perse e turke. Kjo është koha pra kur shqiptarët fillojnë të shkruajnë me alfabetin arab, por që shpejtë e ndjejnë nevojën për libra fetare e letrare në gjuhën shqipe dhe kështu fillojnë të përkthejnë libra fetare e të krijojnë vepra letrare në gjuhën shqipe me vlera të çmuara.
Për dallim nga letërsia shqiptare e shkruar në gjuhët orientale, letërsia shqipe e shkruar me alfabet arab (alhamiada shqipe) ka pasur një trajtim paksa më të mirë. Kjo pjesë e letërsisë shqipe e cila pos formave poetike që i kishte huazuar nga letërsia orientale-islame, ajo ishte e ndikuar edhe në përmbajtjen tematike. Kjo është e natyrshme sepse të gjithë ata njerëz që e krijuan këtë letërsi i përkisnin shkollës poetike islame, ishin rritur, edukuar e formuar në kulturën islame, prandaj edhe krijimtaria e tyre do të reflektojë frymën dhe ndjenjat e kulturës islame.
Në planin letrar, figura e pejgamberë ve mund të vështrohet në të shprehurit direkt dhe indirekt, pra në të shprehurit direkt kemi veprat që i kushtohen jetës apo veprimtarisë së pejgamberëve të ca ktuar, siç janë Mevludet1 që i kushtohen Muhamedit a.s., dhe, në të shprehurit indirekt kemi figurat e pejgamberëve që përdoren si ilustrim, simbole poetike në kontekst të poezive të ndryshme nga autorë të ndryshëm. Figura e pejgamberëve në literaturën alhamiado shqipe është e pranishme nga koha kur fillon të shkruhet kjo krijimtari letrare deri në fund, pra për aq kohë sa shkruhet kjo krijimtari letrare. Pra, kjo është një nga aspektet për të parë si është reflektuar figura e pejgamberëve në letërsinë tonë alhamiado. Natyrisht këto janë vetëm di sa nga relacionet ekzistuese që janë një qasje e pjesërishme kësaj teme në letër sinë alhamiado shqiptare.
Kështu, në alhamiadon shqiptare më së shumti është e pranishme figura e pejgamberit Muhamed, si pejgamber i fundit që solli shpalljen islame, pastaj qoftë me poema e vjersha të tëra, qoftë me ndonjë bejt të caktuar janë të pranishme figurat e pejgamberëve të tjerë, si të hazreti Ademit, Ibrahimit, Musait, Zekerjasë, Jusufit etj.
Poezitë e shkruara me qëllim të lavdërimit të figurës, jetës, veprimtarisë e sjelljeve të pejgamberit Muhamed në letërsinë islame quhen Naat-e.
Në letërsinë shqipe ka vjersha formash të ndryshme të shkruara me këtë qëllim dhe janë në numër të konsideruar. Poezitë që në letërsitë e muslimanëve shkruhen me këtë përmbajtje kanë mbështetjen në “Kasidetu-l Burde” të Kaab Bin Zuhejrit i cili i kishte kushtuar këtë vjershë Pejgamberit Muhamed dhe, me që pejgamberi e kishte pëlqyer shumë këtë vjershë, si shpërblim autorit i kishte falur burden-gëzofin e vet. Pas kësaj, shumë poetë duke thënë: “Gëzofin jo, e duam shefaatin tënd ja Resulullah”(2) ki shin shkruar nate shumë të bukura.
Natyrisht, se kur shikohet zhvillimi historik i llojit të poezisë të quajtur Naat do të shihet se ka ndryshuar karakteri i lëvdatës (panegjirës). Sa më shumë që vihet drejt kohës sonë nga natet e afrisë e lëvdatës individuale është shkuar kah natet që shpjegojnë shqetësimin, pritjen, pishmanllëkun e shoqërisë dhe hasretin e asaj periudhe.
Edhe në poezitë shqipe ku i këndohet figurës së pejgamberit, në përgjithësi, më tepër shihet lëvdata dhe pishmanllëku individual. Në to pra krahas lëvdatave Pejgamberit janë përshkruar degjenerimet, vështirësitë e dhembjet që kanë lindur si pasojë të largimit të besimtarëve nga porositë e Pejgamberit.
Gjithashtu shihet se në këto vjersha si referencë janë përdorur hadithet, veprimet, qëndrimet e muxhizet (mrekullitë) e Pejgamberit si dhe mbështetjet Kuranore. Prandaj, të shkruash këso vjersha duhej pajisje e madhe me dije.
Natyrisht të gjithë autorët e alhamia dos shqipe, qoftë me bejte qoftë me ka side të tëra, shkruajnë panegjira për pejgamberin Muhamed duke e theksuar dashurinë që ndjejnë ndaj tij:
Ti moj zemër me dëshirë
Mund të njohësh zotërinjtë tonë,
Pa digju bukur e mirë
Për Muhamed Mustafanë(3)
Figurën e tij e paraqesin aq bukur duke mos i përshkruar asnjë veti të keqe dhe konsekuent në rrugën e transmetim it të mesazhit hyjnor dhe zbatues i atij mesazhi:
Muhamed det’ i kulluar
Vetijë të ligë s’nxorri,
Kurrë s’qe i turbulluar
Si e dërgoi gjer e mori.(4)
Kur analizohen nga aspekti përmbajtësor, shihet se poetët flasin për emrin dhe atributet e hz. Muhamedit, se ishte qëllim i krijimit të gjithësisë, se ishte i dashuri i Zotit të Madhëruar, përshkruaj në ahlakun e tij shembullor, karakteristikat e larta të tij, bukurinë e tij të pashoqe, muxhizet e tij dhe epërsinë e tij ndaj pejgamberëve të tjerë:
Merhaba ma i madhi i gjithë pejgamberisë
Merhaba ma i madhi dost i Perendi së.(5)
Në veçanti në vjershat kushtuar Pejgamberit në pjesët ku pranohen gjynahet, ku bëhen pendimet, poetët që kërkojnë shefaat theksojnë se në ditën e kijametit e drejta për shefaat është e drejtë e veçantë vetëm për hz. Pejgamberin. Kështu poeti shprehet:
Kan Hilmija s’di ça pat
S’lypi hakin vaket pat,
Hupi ymrin shkoi berbat
Prej Resulit lyp shefat.(6)
Natyrisht që në poezitë e tilla flitet për detyrat e pejgamberëve që t’i shpiej në njerëzit në rrugë të drejtë dhe në rrugë të mëshirës sepse Muhamedi edhe ishte i dërguar nga Allahu si mëshirë: “E ne të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (Kuran, El-Enbija, 107), prandaj poeti duke aluduar në këtë ajet shkruan:
Me tevhid për ket ymmet
Ai angjak rahmet tue ardh
Pej gafletit territ qyfrit
Me na nxier ne aj osht ardh.(7)
dhe tjetri:
I madhi gjith pejgambervet
Muhammedi vet rahmet
Zoti na boni ymmet,
Hamd i koft prej nesh gjithmon.(8)
Kështu shkrimet e alhamiados duke portretizuar hz. Muhamedin kanë shfrytëzuar të gjithë materialin e njohur në letërsitë islame, kanë shfrytëzuar artin e fjalëve, dhe natyrisht që edhe kishin mundësi për ta treguar shkathtësinë poetike.
Në vend të përfundimit
Meqë letërsia alhamiado quhet edhe letërsi muslimane shqiptare s’është vë shtirë të kuptohet se ajo ishte letërsi që përshkruan jetën islame të shqiptarëve muslimanë, pra është krijimtari islame me frymë dhe me motive islame. Dhe këta krijues shqiptarë që në bejtet e tyre na e paraqesin edhe simbolikën e pejga mberëve të shprehur në Kuran, na para qiten si njohës të shkëlqyer të anës etike stilistike e kuptimore të Kur’anit, njohës të shkëlqyer të islamit e të historisë së tij, e që e gjithë kjo shprehet në këto bej te vërtetë të realizuar artistikisht shumë mirë.
Ngjarjet e pejgamberit Muhamed nga autorët tanë janë përdorur me të njëjtin mesazh që kanë në Kuran dhe janë pëdorur në vend të qëlluar e me funksion të qëlluar dhe duke aluduar shumë mirë kuptimin e tyre me sukses e kanë kryer misionin e tyre moralo-didaktik. Por, që lexuesi të kuptojë domethënien e përdorimit kontekstual të figurës së Pejgamberit në një bejt të përdorur si simbol poetik, duhet ta njoh tregimin që ka të bëjë me atë ngjarje që tregohet në Kuran apo me hadith, pra të njohë mirë islamin e kulturën islame, në të kundërtën nuk e kuptojmë fare mesazhin e dërguar me ato bejte, me ato strofa e me ato vjersha.
Me këtë, me disa relacione të përgjithshme, do të përmbyllej vështrimi i tretmanit poetik të figurës së pejgamberit Muhamed në alhamiadon tonë, me një vërejtje të domosdoshme se që të kemi një pasqyrë më të plotë të këtij segmenti, do të duhej të kemi botimin integral të alhamiados shqiptare. Dhe pastaj do të mund të bëheshin studime jo vetëm këso të një segmenti, por edhe studime e analiza të të gjitha elementeve të cilët janë të pranishëm në te dhe kështu do të kemi një pasqyrë më të plotë, një fotografi më të bukur të gjendjes së islamit e të muslimanëve te letërsia alhamiado në formë integrale.
_________________
Fusnotat:
1. Mevludi, është vepër poetike (poemë) që i kush tohet figures së pejgamberit Muhamed, lindjes, jetës, veprimtarisë, mrekullive të Muhamedit a.s. duke përfshirë edhe vdekjen e tij. Në përgji thësi Mevludet janë lavdata të shkruara në vargje. Pra është një jetëshkrim i pejgamberit Muhamed që tek mbarë popujt musliman është bërë vepër shumë e dashur dhe e kënduar me raste të ndryshme. Natyrisht se për Mevludin në përgjithësi, po edhe për Mevludet te shqiptarët në veçanti është shkruar mjaft. Duke mos dash ur ta zgjas në këtë studim timin nuk do të nda lem më tepër për Mevludet por për të intere suarve për më shumë të dhëna për Mevludin në alhamiadon shqipe u preferoj librin monografik: Mevludet në gjuhën shqipe (Faik Lulu & Islam Dizdari), Camaj - Pipa, Shkodër, 2002.
2. htp/www.cemaat.com, O’na Hasretimiz ve Na atlar.
3. Baba Meleq Shemberdhenji, në Poezia e bej texhinjve, (përgatiti Mr. Hajdar Salihu), Rili ndja, Prishtinë, 1987, f.364.
4. Baba Meleq Shemberdhenji, Poezia e bejtex hinjve, Prishtinë, 1987, f. 358.
5. Tahir efendi Popova, Mevludi, (Transkriptoi dhe përshtati H. Sherif Ahmeti), Botim i tretë, Prishtinë, 2007, f. 15.
6. Hilmi Maliqi (Sheh Mala), Poezia e bejtexhin jve, Prishtinë, 1987, f. 397, 404.
7. Shejh Jonuzi, Poezia e bejtexhinjve, Prishtinë, 1987, f.291.
8. Nehat Krasniqi, Vasijetnameja e Mulla Dervish Pejës, n; Studime orientale 2, Prishtinë, 2002, f. 19
Dr. Abdullah Hamiti
Dituria Islame / 212