I Dërguari i fundit Muhamedi a.s.


Ebu Hurejre thotë: “Nuk kam parë askënd më të bukur se të Dërguarin e Allahut , nga shkëlqimi do të thoshe dielli rrjedh në fytyrën e tij. Dhe nuk pashë askënd me ecje aq të shpejtë, sikur për të palosej toka. Ne mezi e arrinim, e ai as që brengosej.
Mekë, e hënë, 12 i muajit Rebiul-Evel, viti i elefantit, që i përgjigjet vitit 610 të e.r., që është quajtur kështu, sepse Ebrehe kishte marrë vendim për shkatërrimin e shtëpisë së Allahut, Qabesë, për se kishte përgatitur një ushtri të madhe me elefantë, mirëpo Allahu i Madhëruar e mbrojti atë dhe e shkatërroi këtë ushtri. (Shih: El Filë,1-5). 57 ditë më vonë lindi Muhamedi, i biri i Abdullahut(1), i cili në moshën 40- vjeçare u shpall i Dërguar i Allahut dhe u quajt vula e të gjithë të dërguarve. Thotë Allahu xh.sh.: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e Allahu është i dijshëm për çdo send”. (El Ehzab, 40).Disa shekuj më herët i dërguari i Allahut, Ibrahimi a.s., me të birin e tij, Ismailin a.s,. pasi kishin rindërtuar Qabenë, bënë këtë lutje: “Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga mesi i tyre, të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndyrësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi”. (El Bekare, 129). Kjo lutje u realizua në momentet më të rëndësishme në historinë e njerëzisë, kur njerëzit i kishte kapluar injoranca nga të gjitha anët e botës. Në qytetin Mekë, në të cilin ishte ndërtuar Qabeja, shtëpia e parë e ndërtuar për adhurim. Thotë Allahu xh.sh.: “Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzinë”. (Ali Imran, 96). Edhe pse kjo ishte shtëpia e parë e ndërtuar për adhurimin e Allahut, në atë kohë Qabenë e rrethonin më tepër se 360 idhuj, që adhuroheshin në vend të Allahut xh.sh.. Për këtë arsye, thirrja kryesore e Resulullahut a.s. ishte adhurimi i Allahut Një, të Vetmit, të pashoq. Kjo njëkohësisht ishte vazhdimësi e asaj që kishin predikuar të gjithë pejgamberët e mëparshëm dhe me se u përmbyll edhe Shpallja e Allahut tek njerëzia. Ishte ky Muhamedi a.s., i cili, nga shokët e tij dhe të tjerët, përshkruhet se posedonte virtytet më të larta dhe ishte shembulli më i mirë i tyre. Thotë Allahu xh.sh.: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke E përmendur shumë shpesh Allahun”. (El Ahzab, 21).Zotëria i të përparshmëve dhe të mëvonshmëve, zotëria i bijve të Ademit Ditën e Kiametit, pa mburrje.(2) 


Dukja e Pejgamberit a.s. 


Enes ibn Maliku r.a. të Dërguarin e Allahut xh.sh. e përshkruan kështu: “I Dërguari i Allahut s.a.s. nuk ishte i gjatë e as i shkurtë, as dukshëm i bardhë dhe as zeshkan, nuk kishte as flokë kaçurrela e as të drejtë. Allahu e zgjodhi për pejgamber kur i kishte dyzet vjet. Në Mekë kaloi trembëdhjetë vjet, kurse në Medinë dhjetë vjet. Vdiq kur i pati gjashtëdhjetë e tre vjet, kurse flokët dhe mjekra e tij nuk kishin as njëzet qime të thinjura”.(3) Dhe thotë gjithashtu: “Nuk kam prekur mëndafsh më të butë se dora e Pejgamberit a.s..”(4) Ishte ndër më të bukurit.(5) Ebu Hurejre thotë: “Nuk kam parë askënd më të bukur se të Dërguarin e Allahut , nga shkëlqimi do të thoshe dielli rrjedh në fytyrën e tij. Dhe nuk pashë askënd me ecje aq të shpejtë, sikur për të palosej toka. Ne mezi e arrinim, e ai as që brengosej”.(6) Në mes të shpatullave të tij kishte një shenjë që quhej “Vula e pejgamberisë”.(7)


Kurani është zbritje prej Zotit të botëve”. (El Hakka, 41-42). 


Kështu e përshkruajnë ashabët njeriun më të dashur të tyre, Muhamed Mustafanë a.s., një përshkrim që rrjedh drejtpërsëdrejti nga ata që jetuan me të, i besuan atij, e përkrahën, i ndihmuan në misionin e tij. Thotë Allahu xh.sh.: “Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamber arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil. E që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata që e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuar”. (El A’rafë,157). Virtytet e tij a.s., të përshkruara edhe në Tevrat e Inxhil, dhe jo ashtu siç mundohet ta përshkruajë një injorant dhe kush mendon si ai, se i Dërguari ynë Muhamedi a.s., mbi kokën e tij bartkësh bomba shkatërruese. T’i besohet atij injoranti apo përshkrimit që gjejmë në librin e shenjë - në Inxhilin?!. T’i besojmë përshkrimit të tij apo përshkrimit që e gjejmë në librin tjetër të shenjtë Tevratin?!. T’i besojmë atij të paudhit a përshkrimit që i bënë ashabët r.a., të cilët jetuan me të s.a.s.? T’i besohet këtij qafiri apo t’i besohet përshkrimit që i bëri Rabul Alemini xh.sh., i cili, kur ata e quajtën të marrë, tha: “Shoku juaj (Muhamedi) nuk është i marrë”. (Et-Tekvir, 22]; kur ata e quajtën poet, Allahu tha: “Ne as nuk ia mësuam atij (Muhamedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër përveçse këshillë dhe Kuran i qartë” (Jasin, 69) e kur ata e quajtën falltor, Allahu tha: “Nuk është fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk kujtoni. Është zbritje prej Zotit të botëve”. (El Hakka, 41-42). 
Transmeton Muslimi në sahihin e tij, se Enisi, vëllai i Ebu Dherrit r.a., i tha Ebu Dherrit: Takova në Mekë një person i cili ishte i fesë suaj, i cili thotë se e ka dërguar Allahu. Thashë: Po të tjerët, ç’thonë? Tha: Thonë se është poet, falltor, magjistar. -Enisi ishte një poet i njohur- Enisi tha: Unë i kam dëgjuar fjalët e falltorëve, e fjalët e tij nuk janë të tilla, e krahasova fjalën e tij me të poetëve më të famshëm, nuk i përngjan asnjërës nga ato poezi. Betohem në Allahun se ai e thotë të vërtetën dhe ata janë gënjeshtarë.(8) Mbi të gjitha këto, mjafton të theksohet dëshmia, e Allahu xh. sh. thotë: “Ti me të vërtetë je me moral të lartë”.(El Kalem, 4) 


________________________
1. Gajetu Es-Sul fi sireti Er-Resul, 1/3 
2. Shiko hadithin në tërësi në Synen Ed-Darimij 1/41, nr.52, nga Enes bin Malik. 
3. Buhariu 3/1302, nr.3354. Muslimi, 4/1824, nr.2347 
4. Buhariu 3/1306, nr. 3368. 
5. Ibnu Hibani në sahihin e tij, 14/200, nr.6289. 
6. Ahmedi 2/350, nr. 8588. 
7. Buhariu nga Es-Saib ibn Jezid, 1/81, nr:178. 
8. Muslimi 4/1920, nr: 2473



Mr.sci. Imer Hajdini 
Dituria Islame 259


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani