Feti Sofi ka lindur më 25. Tetor 1959 në fshatin Kosavë të komunës së Dragashit nga babai Dauti dhe nëna Shefkinazja.
Rrjedh nga një familje me traditë hoxhallarësh në disa breza, duke filluar nga stërgjyshi Haki efendiu, pastaj gjyshi Beqir ef., babai Daut ef., e axhallarët.
Shkollën fillore katërklasëshe e ka mbaruar në fshatin Kapre në Opojë dhe katër të tjera në Drenas, kurse të mesmen - medresenë “Alauddin” të Prishtinës gjatë viteve 1975 – 1980.
Ka punuar në ndërmarrjen tregtare “Gërmia” në Drenas dhe në biznesin privat “Opoja Komerc”, në Drenas.
Fetiu ka qenë imam i Ramazanit në Pejë dhe në Vasilevë të Gllogocit.
Ka rënë shehid më 30 prill 1999 në vendin Shtuticë, kurse është varrosur në varrezat e fshatit Shtrubullovë. Për të rënët e Drenasit është ngritur lapidari i përbashkët, ku gjendet edhe varri i Feti Sofit.
Ka lënë pasrardhës një djalë e dy vajza.