Hapet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë

 


Sot, nën një atmosferë vëllazërore u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama, Presidenti i Republikës së Turqisë, SH.T.Z. Recep Tayyip Erdogan, Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, kryetari i Entit për Çështjet fetare (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbas, përfaqësues të tjerë nga dy vendet dhe besimtarë të shumtë.
Kjo ceremoni filloi me leximin e ajeteve Kuranore nga Myftiu i Tiranës z. Gazment Teqja.
Më pas Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Turqisë mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse.
Në fund kryetari i Entit për Çështjet fetare (Diyanet) bëri duanë me rastin e hapjes së xhamisë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, shpreh edhe njëherë mirënjohjen e tij të thellë për popullin vëlla turk, Presidentin e Republikës së Turqisë, SH.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministrin e Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama, Entit për Çështjet Fetare (Diyanet) dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut.  
Lusim Allahun e Madhëruar që me realizimin e ëndrrës shumë vjeçare të besimtarëve myslimanë të Tiranës e mbarë besimtarëve shqiptarë, ta bekojë këtë xhami me mirësitë e Tij të pafundme, ta bëjë një vend ku lartësohet dhe nderohet emri i Tij me adhurime e lutje të sinqerta, ta bëjë një vend ku përhapet dija, dashuria, atdhedashuria dhe respekti.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë