Kryeimami Sahiti, priti në takim studentët kosovarë që do të marrin pjesë në programin rinor “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”

 


Sot, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim studentët kosovarë që do të marrin pjesë në programin rinor “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”, i cili do të mbahet në Stamboll dhe Bursa nga 3 deri më 8 nëntor 2024. 
Ky program u organizua nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi. 
Kryeimami Sahiti i njohu studentët për bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, si në fushën kulturore, ashtu edhe në atë humanitare e shëndetësore, e gjithashtu edhe më atë se kjo vizitë studimore për të rinjtë tanë vjen në kuadër të këtij bashkëpunimi disavjeçar. 
Studentët falënderuan kryeimamin Sahiti dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mundësinë e krijuar për të qenë pjesë e kësaj vizite studimore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme