U vu gurthemeli i xhamisë së re në Gjilan

 


Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit. Me ndërtimin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtimin e një xhamie në këtë pjesë.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundësojë adhurimin e Krijuesit dhe në veçanti do të shërbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare.


Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, tha se kjo xhami do të shërbejë për gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe si e tillë do të jetë qendër e bashkimit dhe e unitetit.


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh i gëzuar me këtë projekt, duke potencuar se kjo xhami, përveçse që do ta zbukurojë Gjilanin, kjo do të ndikojë në edukimin e brezave të rinj.


Ndërtimi i një xhamie në këtë pjesë ishte kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj pjese, por që do të mundësohet falë donatorëve.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj