Rajoni rus ndalon mbulesën e kokës së muslimanëve në shkolla


Autoritetet në rajonin Vladimir të Rusisë kanë vendosur një ndalim të ri që ndalon nxënësit të veshin hixhabë dhe veshje të tjera fetare në shkolla, me rregullin që hyri në fuqi javën e kaluar.
Sipas direktivës, "veshjet dhe elementet që tregojnë përkatësinë fetare të nxënësit" tani janë të ndaluara brenda institucioneve arsimore, duke përfshirë gjëra si hixhabet dhe nikabet.
Ministria e Arsimit për rajonin Vladimir lëshoi një deklaratë të shtunën duke mbrojtur ndalimin, dhe duke argumentuar se ai përputhet me Kushtetutën laike të Rusisë, e cila e përcakton vendin si një shtet laik pa fe zyrtare.
“Kërkesat për veshje në shkolla sigurojnë karakterin laik të institucioneve arsimore shtetërore dhe ruajnë neutralitetin fetar,” shpjegoi ministria, duke theksuar se ndalimi zbatohet për të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë.
Ky veprim e bën Vladimirin rajonin e parë rus që ndalon formalisht hixhabet në shkolla, ndonëse një precedent i rëndësishëm u vendos në vitin 2015 kur Gjykata e Lartë e Rusisë mbështeti një ndalim të ngjashëm në Republikën e Mordovisë.
Ndërsa ai vendim ndikoi tek nxënësit, një gjykatë lokale më vonë e përmbysi një ndalim të hixhabit për mësueset në vitin 2017, duke lejuar mësueset të veshin shaminë e kokës.
Rregulli i ri i Vladimir-it përditëson kodin e veshjes të prezantuar fillimisht në vitin 2017, që kërkonte veshje "laike" dhe "stil biznesi" për nxënësit. 
Myslimannët janë komuniteti i dytë fetar më i madh në Rusi, avokatët e të drejtave të njeriut theksojnë rregullisht incidentet e diskriminimit ndaj grave muslimane të veshura me veshje islame.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi