Për ju dashamirë të librit në Tiranë dhe jo vetëm, botimet më të reja dhe ato më të rëndësishmet të shtëpisë botuese “Dituria Islame” e cila vepron në kuadër të Kryesisë së BI-së, i gjeni që nga nesër në panairin e librit “Tirana 2024”, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Shtëpia botuese “Dituria Islame” në këtë panair vjen te ju me 40 tituj të fushave dhe disiplinave të ndryshme, ku do të veçojmë:
“Besimi islam I dhe II” – Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava;
“Alimi shqiptar Ali efendi Jakupi” – dr. Necdet Yilmaz;
“Në kërkim të identitetit” – përkthyer nga Ejup Ramadani dhe Resul Rexhepi;
“Kontributi i hoxhallarëve në përpjekje për zgjidhjen e çështjes shqiptare gjatë shekullit XX” – Fahrush Rexhepi;
“Institucionet islame dhe imamët e Krajës” – Hamid Alaj;
“Tregimet për kafshët në Kuran” – Ahmed Behxhet;
“Muhamedi a.s., profeti islam” – Imam Vehbi Ismaili etj..
Panairi i librit në Tiranë do të jetë i hapur nga 13 deri më 17 nëntor 2024.