Departamenti i të Rinjve pranë KBI të Gjakovës organizoi ligjëratë kundër narkomanisë

 


Departamenti i të Rinjve i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës të premten më 8 nëntor, organizoi ligjëratë kundër narkomanisë, ku me fjalët e tyre në nivel profesional kontribuuan, prof.dr. Ferid Agani dhe shkrimtari e publicisti Shkelzen Marevci. 
"Pas ligjëratave, të pranishmit patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të angazhohen në një diskutim të hapur me ligjëruesit, duke ndarë pikëpamjet e tyre dhe duke kërkuar sqarime mbi çështjet e trajtuara. Ky interaktivitet u krijoi atyre një mundësi të vlefshme për të thelluar kuptimin e temave dhe për të marrë përgjigje të drejtpërdrejta për pyetjet që kishin në lidhje me temën. 
Në fund, përpara se të shërbehej kokteji i përgatitur nga organizatorët, shkrimtari Shkelzen Marevci u dhuroi të pranishmëve librin e tij."E bardha që vret.”
Vlen të theksohet se organizatorët për këtë event kanë përgatitur një animacion sensibilizues kundër përdorimit të drogës.


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi