Kryeimami Sahiti mori pjesë në takim mes përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Policisë së Kosovës të organizuar nga OSBE

 


Organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot, në Prishtinë u mbajt takimi i përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Policisë së Kosovës, në të cilën u diskutua për parandalimin e incidenteve. 


Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë takim e përfaqësoi kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti. 


Takimi kishte për synim nxitjen e diskutimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare dhe për rolin e liderëve fetarë dhe Policisë së Kosovës në parandalimin e incidenteve të sigurisë dhe luftimin e fenomeneve negative në shoqëri.


Në fokus të diskutimeve të pjesëmarrësve ishte edhe bashkërendimi i përpjekjeve për të përmirësuar raportimin e incidenteve të krimeve të urrejtjes, që kanë për cak bashkësitë - objektet fetare.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi