Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar provimin vlerësues të hifzit të Kuranit fisnik

 


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot provimin vlerësues të hifzit të Kuranit fisnik, të cilit iu nënshtruan katër hafëz, ku tre prej tyre e kaluan provimin me sukses të shkëlqyer para komisionit vlerësues. 
Ky komision u përbë nga kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetar, hafëz Safet ef. Hoxha dhe hafëz Bali ef. Sadiku, anëtarë.           
Kryeimami Vedat ef. Sahiti në fjalën e tij theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës me të gjitha institucionet e saj, duke filluar nga xhamia, mektebi, medresetë e deri te Fakulteti i Studimeve Islame në shërbim të Kuranit fisnik, si një vazhdimësi e rrugës dhe  traditës së çmuara e të vyer të mësimit të Kuranit. 
"Tradita e mësimit dhe leximit të drejtë të Kuranit dhe nxënies përmendsh ka ekzistuar dhe është organizuar në mënyrë  institucionale dhe ajo po vazhdon si e tillë, ndërsa hafëzët e rinj janë dëshmia më e madhe e garancisë hyjnore për vazhdimësinë e leximit të fjalës së Allahut,  si një nga mrekullitë e pasosura të Kuranit" - theksoi mes të tjerash kryeimami Sahiti.









Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi