Kush është Muharrem Gashi ?

 


Muharrem Gashi ka lindur më 3 prill 1929 në fshatin Majac të komunës së Podujevës, nga babai Sahiti dhe nëna Qamilja. 
Rrjedh nga një familje me traditë hoxhallarësh. Shkollën fillore e ka mbarur në Majac, kurse të mesmen në Prishtinë. Nga Majaci është shpërngulur në Prishtinë së bashku me familjen më 1942. Ka mbaruar edhë Shkollën e Lartë të Kontabilitetit – drejtimi financa, në Kurshumli. Ka punuar në ish fabrikën e drurit “Napredak” në Prishtinë, pastaj në sipërmarrjen e rrugëve “Put” në Prishtinë, në fabrikën e tapetave “Fazita” në Prishtinë deri më 1984, kur u pensionua.
Më 1984 Haxhi Muharremi u angazhua si ekonomist-kontabilist në Kryesinë Bashkësisë Islame të Kosovës deri më 1999.
Në vitin 19852 ka kryer haxhin. Është dalluar për devotshmëri, sinqeritet, pedanteri dhe profesionalizëm në punë.
Muharrem Gashi ka rënë shehid ditën e Kurban Bajramit, më 28.03.199, të xhamia “Kadrije” në Mëhallën e Muhaxhirëve në Prishtinë. Në ditën kur është vrarë, ka shkuar në tri xhamitë e Prishtinës, ku u ka prirë besimtarëve të paktë në faljen e namazit të Kurban Bajramit.
Sipa qytetarëve-xhematljinjëve, në ligjëratën e asaj dite rahmetliu kishte folur për durimin, sakrificën dhe për moslëshimin e shtëpive.
Me të dalë nga xhamia, e arrestuan forcat serbe dhe nga ajo ditë nuk është kthyer i gjallë. Trupi i tij është gjetur në varrezën masive në lagjën Arbëria (ish Dragodan) të Prishtinës. Rivarrimi i tij është bërë më 07.07.2000 në Varrezat e Qyteit të Prishtinës.
Ka lënë pasardhës katër djem.



Artikulli i kaluar
Kush është Sylejman Ramqaj ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme