Sylejman ef. Ramqaj ka lindur më 15 mars 1929 në fshatin Studenicë të komunës së Istogut, nga babai mulla Malushi dhe nëna Dyka.
Shkollën fillore katëklasëshe e ka mbarur në Vrellë në vitin 1944 te mësuesi i shquar Hysni Zajmi.
Më pastaj ka vazhduar mësimet në medresenë “Atik” të Pejës.
Ka punuar imam i Ramazanit në fshatin Cërrcë deri në vitin 1972. Nga viti 1972 e deri më 1999 ka shërbyer imam në xhaminë e fshatit të tij – Studenicë.
Sylejman efendiu është vrarë në shtëpinë e tij në Studenicë më 13 prill 1999. Kufomën e tij forcat serbe e kishin hedhur në bunar, nga është nxjerr pas kthimit të popullatës në vatrat e tyre, dhe është varrosur në varrezat e fshatit, ku është lapidari për martirët e Studenicës në luftën e fundit në Kosovë.
Ka lënë pasardhës pesë djem e një vajzë.