Drejtori Simnica mori pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra Islame Shqiptare në Freiburg

 


Më 15 shkurt 2025, me ftesë të Kryesisë së xhamisë “Vizioni” në Freiburg të Gjermanisë, drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica mori pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra Islame Shqiptare “Vizion”, me rastin e blerjes së objektit për xhami.


Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, drejtori Siminca përshëndeti të pranishmit në emër të BIK-ut, institucioneve të saj të Myftiut Tërnava dhe më pas, foli për ca pika të rëndësishme mbi xhaminë, vlerën dhe rolin e saj, në veçanti mbi vlerën e kontributit në ndërtimin e saj.


Drejtori shfrytëzoi rastin që t’i uroi të pranishmit për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, si dhe uroi për ardhjen e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua lehtësojë dhe pranojë të gjitha adhurimet dhe veprat e mira.