Një numër i madh i muslimanëve i kanë parashtruar pyetje Fetve-eminit në lidhje me qëndrimin islam, për të ashtu quajturin Baba-dimër, si një nga simbolet e festës, me anë të të cilit shënohet fillimi i vitit të ri, si dhe çfarë qëndrimi duhet pasur muslimanët ndaj këtij fenomeni.
Duke e respektuar të drejtën e zgjedhjes së çdo individi dhe familjeje që, në situata konkrete, të veprojnë në përputhje me ndërgjegjen dhe përcaktimin personal, Fetvei-emini, Dr. Enes Ljevakoviq, dëshiron të tregojë me sa vijon:
1. Baba-dimri është i lidhur, drejtpërdrejtë, me traditën krishtere dhe në fakt, është vetëm një emër tjetër që ndërlidhet me një personalitet, të po kësaj tradite, i njohur si “Shën Nikolla”. Ata të cilët e heshtin këtë fakt dhe që tentojnë ta paraqesin, gjegjësisht ta imponojnë, Baba-dimrin, si një simbol të pranuar nga të gjithë që u jep dhurata fëmijëve në prag të vitit të ri, shënimi i të cilit, po ashtu, ndërlidhet me krishterimin për të kujtuar datën e lindjes së Isait a.s., ata mjegullojnë të vërtetën dhe mashtrojnë publikun, sidomos fëmijët muslimanë, duke tentuar që t’u imponojnë një simbol të krishterë, si një model të sjelljes neutrale, admiruese dhe të pranuar, gjoja se, përgjithësisht.
2. Festa e përmendur dhe simbolika e saj nuk është njohur dhe nuk pranohet si një element në traditën islame. Kjo u është imponuar dhe u është promovuar muslimanëve dhe fëmijëve të tyre gjatë kohës kur u kufizohej liria dhe mendimi, dhe muslimanët, si shenja mbrojtëse të llojit të vet të asaj kohe dhe politike, po edhe si simbole të panjohura për mësimin dhe traditën islame, do të duhej që, këto simbole, t’i injoronin.
3. Është e drejtë e se cilit individ apo familjeje që, në bazë të ndërgjegjes dhe zgjedhjes personale, t’i pranojë apo të mos i pranojë simbolet e lartpërmendura, porse, sipas mësimit islam, gjithsecili është edhe përgjegjës për përcaktimet dhe veprimet personale. Allahu i lartësuar në Kur’anin Famëlartë thotë: “Secili njeri është peng i veprës së vet.” (El-Muddethir, 38). Kurse Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi a.s., në një hadith thotë: “Secili nga ju është kujdestar (bari), dhe do të përgjigjet për tërë atë që i është besuar”.
________________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së
Përktheu: M. Alija
breziiri.com