I. Rrugët për t’u lidhur me njerëzit
A. Ji i vëmendshëm dhe trego interesim; në shtrëngimin e duarve.
- Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk e largoi dorën dhe fytyrën e tij i pari; një gjë të tillë e bëri vetëm kur tjetri e largoi dhe e ktheu.
- Ji vazhdimisht i kujdesshëm
- Pyet kush mungon
- Vizitoje të sëmurin
- Ndaj interesat me të tjerët
- Shkëmbeni dhuratat
- Dëgjo dhe shikoje folësin
B. Thirri njerëzit me emra që i pëlqejnë
- Një ditë Pejgamberi a.s. e pyeti një njeri për emrin e tij, dhe ai u përgjigj se e kishte Abdulhajjar (rob i gurit). Pejgamberi a.s i tha: “Jo, ti je Abdullah” (rob i Allahut).
II. Kërkesat për davet të suksesshëm
A. Mos i fajësoni dhe kritikoni njerëzit për gabimet e tyre
- Shumë njerëz prekën lehtë nga kritika
- Disa njerëz mbrohen kur fajësohen. Kur Musa shkoi te Faraoni, Allahu i tha, "dhe i flisni atij butë e shtruar, mbase mund të marrë qortim ose mund të frikësohet (prej Meje). (20:44).
B. Mos e vë në siklet tjetrin duke e korrigjuar para të tjerëve.
- Pejgamberi a.s. ishte mësuar të përdor pluralitetin (shumicën) kur u adresuaka një personi të veçantë para të tjerëve. Për shembull, ai do ta pyeste grupin, “Ç’mendoni për ata që bëjnë të tilla gjëra të këqija?”
C. Përmbushni nevojat e njerëzve (veçse hallall)
- Ndihmoni ata që kanë nevojë
- Ndihmoni nevojtarët para se t’ju kërkojnë
- Pejgamberi a.s. gjithmonë i ndihmonte nevojtarët
- Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, Allahu atij do t'ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër.
D. Gjithmonë ji i paanshëm, i drejtë dhe i ndershëm
E. Jepu të tjerëve respekt të sinqertë dhe shtoje vetëbesimin e tyre
- Mbani mend, nëse respekti që tregoni ndaj të tjerëve nuk është i çiltër, ju thjesht shfaqni hipokrizi, më shumë se respekt.
- Një herë një mushrik, erdhi tek Pejgamberi a.s. që në anën e djathtë kishte Ebu Bekrin. Pejgamberi a.s. e vendosi në anën e majtë (Ebu Bekrin) kurse mushrikun e vendosi në anën e djathtë; pozitë nderuese.
- Dy vëllezër erdhën të flasin me Pejgamberin a.s.; kur më i vogli filloi të flasë, Pejgamberi a.s. e ndërpreu për t’i dhënë mundësi më të madhit që të fillojë.
F. Mos u zemëro apo hakmerr për dëmtimin e vetës tënde, por zemërohu apo hakmerru vetëm për keqbërje për hir të Allahut.
III. Metodat për t’u afruar tek të tjerët
A. Përpjekja për t’i kuptuar thellësisht ata me të cilët ballafaqoheni
- Zbuloni sfondin e tyre (kulturor, edukativ, social etj) sepse kjo krijon mundësinë për të pasur qasje në mendjet dhe zemrat e tyre.
- Përpiquni ta njihni çdonjërin barabar. Favorizimi krijon mosbesim dhe lëndon ndjenjat.
B. Ji i thjeshtë, i matur dhe i respektueshëm
C. Mos u izolo nga njerëzit që nuk janë aq të mirë. Ata kanë nevojë për ty më shumë sesa për të tjerët.
D. Ji i përmbajtur
- Shmangu nga pyetjet personale dhe komentet sikletuese
- Drejtoju personit sipas nivelit të tij të të kuptuarit
E. Ji i gëzuar dhe entuziast
- Sahabiu Al-Harith kishte thënë, ‘Asnjëherë nuk e kam parë askënd që ka buzëqeshur sikurse Pejgamberi a.s.’
F. Shfaq një pamje të këndshme
- Ji i pastër dhe i shkathët
- Shfaq mirësjellje në veshje
- Veshja le të të jetë e harmonishme me veshjen e përgjithshme
- Pejgamberi a.s. kishte parë dikë me flokë të pakrehur dhe e pyeti, ‘A nuk gjete diç që t’i krehësh flokët?”
- Asnjëherë mos hani qepë dhe hudhra të papërgatitura kur të takoheni me njerëz apo të shkoni në xhami.
IV. Pengesat në davet
A. Mos u frikëso nga joshja.
- Disa njerëz i frikësohen raportit me jo-muslimanët; frikë në mos jepen pas ndikimeve të tyre të këqija. Shërimi për këtë është forcimi i besimit.
B. Mos u bë i turpshëm
- Disa njerëz nuk kanë guxim të përzihen dhe të bisedojnë me të tjerët.
- E kundërta e kësaj le të jetë praktika.
C. Frika nga paaftësia për ta shprehur veten; dhe mungesa e vetëbesimit në aftësitë e tij që të tregojë analizat logjike dhe përpjekjet bindëse.
V. Fusha e Davetit
- Shkolla, lagjja, vendi i punës dhe familja.
Burimi: http://www.jannah.org/articles/dawahfive.html
Autor: Khadija Haffajee
Përktheu: Safet Pllana