Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Thaçi

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, për t'iu shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit, bacës Haxhi Thaçi. 


Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke lutur Zotin që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij, si dhe ta ketë shpërblyer me të mirat e Xhenetit.


Ai më pas shkroi disa fjalë për bacën Haxhi edhe në librin e ngushëllimeve.