Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprimtarisë së hoxhës së nderuar, mulla Fejzulla ef. Salihu.
Aktiviteti, i titulluar "Drita e diturisë - trashëgimia e efendi Fejzulla Salihut - mulla Fejza", kishte për qëllim nderimin e kontributit të tij të çmuar në fushën e dijes dhe edukatës islame.
Akademia u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, fjalën përshëndetëse e mbajti z. Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIK-ut.
Panelistët që morën pjesë në këtë ngjarje ishin: Mr. Nexhmedin ef. Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, Ramadan Shkodra, përgjegjës për botime pranë BIK-ut, dhe Isuf Zimeri, teolog nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë aktivitetit, Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndau mirënjohje post mortum për mulla Fejzën dhe mirënjohje për kontributin e mulla Shenasi Fejzullahut, hfz. Nexhat Jasharit nga fshati Geraj dhe mulla Sadri ef. Rahimit nga fshati Strezoc.
Në fund të ngjarjes u shtrua iftar tradicional ku morën pjesë rreth 150 musafirë, përfshirë hoxhallarë, personalitete nga jeta politike, kulturore, si dhe anëtarë të xhematlinjve të ndryshëm.
https://www.islamgjakova.net/uploads/5_1742554194.jpg