Vazhdon edhe këtë vit bashkëpunimi mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të KBI të Gjakovës dhe Komunës së Gjakovës që ka të bëj me strehimin e familjeve me nevojë.
Sot, Koordinatori i “Bereqetit”, Abdurrahman Bejtullahu dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, janë takuar për të nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi për ndërtimin e dy shtëpive të reja dhe renovimin e dy shtëpive të tjera, për familjet me kushte të rënda ekonomike dhe me kushte minimale banimi.
Me këtë rast Komuna e Gjakovës edhe këtë vit do të ndajë 20 mijë euro për këto projekte.
Koordinatori Bejtullahu ka falënderuar komunën e Gjakovës e cila, sipas tij, është e vetmja që në katër vitet e fundit ndan buxhet për strehimin e familjeve përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”