Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut festojnë Fitër Bajramin

 


Besimtarët muslimanë sot në Maqedoninë e Veriut festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat më të mëdha, e cila vijon menjëherë pas mbarimit të agjërimit të Muajit të Ramazanit.
Në ora 5.47 besimtarët në Shkup dhe në gjithë Maqedoninë e Veriut kanë falur namazin e sabahut, ndërkaq në ora 7.02 namazin e Fitër Bajramit.
Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe u transmetua drejtpërdrejtë në TVM2.
Pas faljes së namazi i Fitër Bajramit, muslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis Shaqir efendi Fetahu në porosinë e Fitër Bajramit theksoi se:
“Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.
Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.  “, thotë Fetahu.
Urime kanë dërguar edhe liderët politikë në Maqedoninë e Veriut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani