Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame viziton Shqipërinë

 


Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame (RABITA), Sh.T. Dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa, zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH).
Gjatë kësaj vizite, ai drejtoi faljen e namazit të Fitër Bajramit dhe mbajti hutben, duke përcjellë mesazhe për unitetin, vlerat islame dhe rëndësinë e paqes. 
Më pas, ai vizitoi selinë e KMSH-së, ku u prit nga kryetari H. Bujar Spahiu dhe drejtues të tjerë të institucionit. Dr. El-Isa përcolli urimet për Fiter Bajramin dhe vlerësoi kontributin e KMSH-së në ruajtjen e traditës islame dhe harmonisë fetare në Shqipëri.
Gjatë vizitës në ambientet e KMSH-së, ai zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dhe Kryetaren e Kuvendit, Sh.S.Znj Elisa Spiropali. Ata shkëmbyen urimet për Fitër Bajramin dhe theksuan rolin e Shqipërisë si një model unik të bashkëjetesës fetare dhe dialogut ndërfetar.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i RABITA-s u prit në një takim zyrtar në Presidencë nga Presidenti Sh.T.Z. Bajram Begaj, si dhe nga Kryeministri Sh.T.Z. Edi Rama, ku u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame dhe autoriteteve shqiptare, si dhe promovimi i paqes dhe tolerancës në rajon e më gjerë.
Vizita e Dr. El-Isa në Shqipëri konfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e Ligës Botërore Islame dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. 
Kjo është vizita e dytë e Dr. El-Isa në Shqipëri i cili e cilësii Shqipërinë si një shembull frymëzues të bashkëjetesës për botën islame dhe më gjerë.








 


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani