Zbritja e mesazhit të Islamit ka qëllimin që ta bëjë jetën e njeriut më të lehtë, më të ndritur dhe të qartësojë qëllimin e krijimit të njeriut nën dritën e revelatës dhe të rrezeve të mësimit hyjnor.
Islami nuk është imitim apo kopje e asnjë feje tjetër. Që këtej, ai ndryshon nga çdo sistem-program jetësor apo filozofi aplikative. Është program hyjnor i cili nuk u është lënë në dorë parimeve, shenjave, teorive apo njerëzve, apo edhe vetëm retorikës së thjeshtë. Po ashtu nuk është lënë në qëllimet e librave apo broshurave. Por, fesë i është vënë pamje shkencore dhe hapa ekzekutiv që me ta janë obliguar ymeti islam dhe shoqëria e cila beson në të, që të ketë në vëmendje dhe të ecë dhe ta jetësojë atë, bazuar në mësimet e saj. Që një mysliman të jetë model i gjallë i këtyre mësimeve dhe i këtyre parimeve, duhet ta dijë se ai për këto do të përgjigjet, do të shpërblehet nëse i vë në funksion (praktikë) dhe do të ndëshkohet nëse i refuzon apo i anashkalon.
Mesazhi i Islamit zbriti mbi ymetin duke e gjallëruar atë me këtë program. Në të ngërthehen fonda mentet e plota të reformës sociale. Në librin e zbritur është qartësuar çdo gjë, ashtu siç e përmend edhe Allahu xh.sh. në Kuran: “Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.” (El Enamë, 38)
Objektivat e thirrjes islame zotërojnë këtë program dhe thërrasin për tek ai, si dhe jetësojnë në realitet dhe i zbatojnë në tokë ato, në mënyrë që të udhëheqin njerëzimin drejt saj, me objektivin që të gjejë qetësi dhe gëzim. Po ashtu, hapat e tij mund të vendosen në këto bazamente të cilat duhet punuar në realizimin e tyre, siç janë:
Besimi
Kjo jetësohet kur njeriu arrin ta njoh dhe ta pranojë Zotin si Krijues dhe furnizues, duke e ngritur shpirtin e tyre nga ngurtësia materiale drejt pastërtisë njerëzore dhe vlerave të pastra. Njeriu me anë të besimit ngrihet duke bërë vepra, duke u shkëputur nga egoja dhe pasimi i shejtanit të mallkuar, drejt bindjes dhe nënshtrimit të Krijuesit, ashtu edhe siç kërkon Kurani: “S’është e drejtë, as nuk i takoi asnjë njeriu që t’i ketë dhënë Allahu librin, urtësinë dhe pejgamberinë, e pastaj ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni rob të mi (adhuromëni mua) e jo Allahut!”, por (ju thotë): “Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.” (Ali Imran, 79)
Respekti dhe lartësimi i njeriut
Ajeti në vazhdim e sqaron se si Allahu xh.sh., e ka nderuar dhe e ka ngritur njeriun: “Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam...” (El Isra, 70)
Pra, me këtë ajet, Zoti qartëson se e ka nderuar njeriun, ndaj edhe ne duhet ta nderojmë njëri-tjetrin, duke e trajtuar me mirëqenie secilin, duke mos e robëruar, nënçmuar, fyer, dhunuar e as cenuar personalitetin e askujt. Këto janë mësimet e Islamit dhe vlerat e çmuara të tij. Mbytja e njeriut as që vjen në shprehje dhe as që njihet kjo nga Islami, ngase sipas mësimeve të kësaj feje, kush vret një njeri është sikurse ta ketë mbytur tërë njerëzimin dhe kush bëhet shkak tar që të ngjallë (shpëtoj) një njeri është sikurse ta ketë ngjallë tërë njerëzimin. Pra, qenia njerëzore e ka shenjtërinë (respektin) dhe nuk i lejohet askujt ta përdhosë atë. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i prishur apo një dyfytyrësh (mynafik). Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush ia lehtëson një brengë myslimanit, Allahu ia lehtëson atij një brengë nga brengat e ditës së kiametit. Kush ia lehtëson myslimanit një vështirësi, Allahu ia lehtëson vështirësitë e tij në dynja dhe ahiret dhe kush ia mbulon një të metë myslimanit, Allahu do t’ia mbulojë një të metë në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmë të robit të Tij, derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet.” (Muslimi)
Pohimi në besimin e shpërblimit dhe se njerëzit do të japin llogari një ditë
Allahu në një ajet kuranor urdhëron e thotë: “Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran, 185)
Ringjallja dhe llogaria para Zotit janë kushte në kuadër të shtyllave të imanit, andaj nisur nga kjo, besim tari duhet që tërë veprimtarinë e tij ta lidh për këtë ditë dhe të punojë për të. Ai duhet të marrë iniciativa dhe ta përsosë punën, ashtu siç na mësojnë këshillat dhe porositë e Muhamedit a.s.: “Shpejtoni para shtatë gjërave. A do të prisni vetëm varfëri të harruar, apo pasuria që ju korrupton (prish), sëmundja shkatërruese, pleqërinë e cila ju bën të lehtë nga mendja, apo vdekjen që ju pret, apo dexhallin që është shkatërruesi më i keq që e pritni, apo kiametin që është i hidhëti e më trishtuesi.” (Tirmidhiu)
Mbjellja e vëllazërimit dhe barazisë mes njerëzve
Islami është fe e cila në misionin e saj ka zhdukur kastat, shtresat sociale. Nuk e shikon njeriun duke u bazuar në prejardhje, pa suri, fis, ngjyrë apo racë. Atë që e vlerëson dhe njeh Islami është vepërmiri dhe garimi në këtë aspekt, dhe kush i ofron qenie më të mirë njerëzimit dhe ka zemrën e pastër. Fundja, edhe krijimi i njeriut e ka edhe këtë qëllim, që më i vlerësuari te Zoti është më i devotshmi nga njerëzit.
Vëllazëria islame është parim themelor i parimeve islame, është shtyllë e themeleve të aktivitetit thirrës. Përhapja e vëllazërisë islame llogaritet faktor i kënaqësisë së Allahut të madhërishëm në qiell, kurse sukses dhe fitore në tokë. Mungesa e vëllazërisë në fjalë sjell zemërimin e Allahut në qiell dhe shmangien e ndihmës së Tij në tokë. Thirrësit duhet të çmojnë dhe lartësojnë çështjet e vëllazërisë në aspektin ideor, teorik dhe në atë praktik, t’ua tërheqin vëmendjen atyre që shkelin këtë parim dhe veprojnë në kundërshtim me të.(1)
Njerëzimi është krijuar që ta njoh njëri-tjetrin, respektoj e komunikoj dhe të shkëmbej përvoja për t’ia lehtësuar jetën qenies njeri. Kurse nga aspekti fetar, Pejgamberi a.s. na këshillon se nuk ka besuar askush nga ne derisa të dojë për vëllain e vet atë që dëshiron për vete, dhe ta ndihmoj edhe në qoftë se është zullumqar (dhunues) duke e penguar atë nga dhuna.
Ky është Islami që vlerat e tij bëjnë që njeriu t’i pranojë ato, jetoj me to dhe t’ua transmetoj të tjerëve që edhe tjerët të jenë në hi jen e këtyre vlerave ta larta fetare ku të gjithë do të duheshin për hir të Zotit e jo për interes të ulët material.
Prosperiteti dhe ecja para
Progresi i një shoqërie ndërlidhet ngushtë kur respektohen dhe merret mendimi i dy gjinive që kanë për qëllim realizimin e qëllimit të përparimit nga aspekti i diturisë dhe pastërtisë së shpirtit, si dhe flakjes së pa diturisë. Shikuar në një sfond më të gjerë, kjo do të ndihmonte ymetin që të arrij qëllimin e tij në zhvillimin teknologjik, industrial. Kjo arrihet duke bashkërenduar punët dhe duke ndarë punët në mënyrë precize si pas mësimeve kuranore dhe gjithkujt duke ia dhënë mundësinë, në mënyrë që mos të krijohet vakum i cili më pas do të shpinte në fitne dhe përçarje në radhët e ymetit, e sidomos në çështje sekondare.(2)
Edhe shokët e Muhamedit a.s. asnjëherë nuk i lidhën çështjet dytësore me çështjen e besimit. “Ata ishin më së largu prej kësaj metodologjie dhe se asnjëherë nuk i ndërlidhnin mospajtimet e tyre dytësore me çështje të besimit. Transmetohet nga Tarik bin She habi, i cili thotë se në mes Halid bin Velidit dhe të Sa’d bin Veka sit kishte mosmarrëveshje, ndërsa Halidi e kishte përmendur Sa’din për të keq, por menjëherë kishte reaguar Sa’di, duke i thënë se ajo që është mes nesh, nuk ka të bëjë me fenë tonë.(3)
Sigurimi i shoqërisë
Sigurimi i shoqërisë me mbrojtjen e së drejtës për jetë, pasuri, punë, shëndet, liri, qetësi.
Shoqëritë stabile janë më produktive, më organizative dhe më afta që ta mbrojnë veten duke krijuar imunitet nga forcat e jashtme, në krahasim me shoqëritë të cilat shkelin të drejtën dhe dinjitetin e vet dhe si rezultat humbin sigurinë dhe stabilitetin. “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u ta kon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (El Enamë, 82). Në këtë vazhdë është tejet me rëndësi të përmendet edhe thënia e Muhamedit a.s. të cilën e transmeton Musab bin Sad bin ebi Vekasi r.a.,se Seadi pa në veten e tij vlera më shumë se te të tjerët, atëherë Muhamedi a.s. i tha: “Do të ndihmoheni dhe do të furnizoheni vetëm se duke ia ditur vlerën më të dobëtëve-të pafuqishmëve.”(Buhariu).
Mbajtja dhe ruajtja nën kontroll të vetvetes, llojit dhe organeve të trupit
Vërtet ruajtja e vetes dhe mbajtja në kontroll, pastaj ruajtja e sojit, gojës dhe organeve gjenitale është qenësore në jetën e myslimanit.
Besimtari në jetën e tij duhet të punoj dhe të ushqej familjen e tij nga hallalli dhe ky njëherësh është tipar i shoqërisë islame. Në këtë vazhdë Ebu Hurejre transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë: “Unë jam më i ndjeshëm ndaj besimtarëve në këtë dhe botën tjetër. Lexoni po të dëshironi ajetin e 6-të, të sures El Ahzabë.”
Mosteprim në hallall, i cili mund të shpie në humbjen e mallit pa të drejtë
Njëmend bollëku apo jeta luksoze shpeshherë di të jetë fatale dhe humb synimin fisnik dhe mund të shpie në vepra të këqija dhe korrupsion. “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e tyre (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtë sisht.”(El Isra,16).
Po ashtu, ky fakt mund të shpie drejt venitjes mendore dhe ideo re, dhe poashtu në fshehje të së vërtetës dhe prapambetje nga idealet e mëdha dhe sinqeritetit me Allahun xh.sh. Patjetër që daveja duhet të jetë ideale, pra të kapërcejë kufijtë të cilat ia skicojnë mundësitë e ofruara. Ky kapërcim është i domosdoshëm sepse duhet të shpërndahet shpresa në mesin e atyre që punojnë që islami të jetë mbi çdo gjë. Këto janë synimet e thirrjes islame të mbështetura në metodologjinë logjike dhe reale. Ajo që na mundëson ta krijojmë një ekuilibër është kuptimi i realitetit në formën më të mirë si dhe njohjen e një sërë orientimesh dhe ndërlidhjesh, e poashtu edhe forcave aktive në shoqëri. Sikurse që duhet të kemi në dispozicion mekanizma që eventualisht mund të ushtrojnë presionin nga jashtë.(4)
“Ne nuk dërguam në asnjë vend banim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar.” (Seb’e, 34).
Kurse shpenzimi i pasurisë aty ku nuk është shpërdorim i pasurisë së myslimanëve dhe orientimit të tyre nga aspekti ekonomik, social e ushtarak, së këtejmi krijon humbje të pariparueshme sa i përket kohës, jetës, kryelartësisë dhe imazhit të myslimanëve. Për këtë shkak Kurani na orienton drejt mesatares në çdo gjë. “Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).” (El Isra, 29).
Islami vazhdimisht apelon te besimtarët që të ruajnë pasurinë dhe mos të bëhemi mastrafxhinjë, duke na qortuar në ajetin ku ranor: “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” (El Isra, 29).
Trajtimi i mirë dhe etika e lartë
Sjellja e mirë, respekti dhe nder imi i tjetrit është tipar shumë i lartë në fenë islame. Po ashtu edhe urdhërimi në të mira dhe ndalim nga të këqijat si dhe bojkoti-largimi nga ata që veprojnë keq. Shokët e Muhamedit a.s. që në fillim të kumtimit të Islamit iu përgjigjen pozitivisht thirrjes dhe urdhrave kuranore si dhe udhëzi meve pejgamberike. Më pas ata morën përsipër edhe ta transmetojnë thirrjen islame pa kurrfarë kompensimi material. Si rezultat i këtij angazhimi, ata arritën të krijojnë shtetin e parë islam i cili sfidoi kohën dhe arriti të jetë gjatë si prijatar i civilizimit njerëzor.(5)
Feja islame e çmon si vlerë të lartë trajtimin e mirë: “S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është Allahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaqet (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej!” (Fussilet, 30)
Po ashtu në një vend tjetër thotë: “Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.” (El Ahkaf, 13).
Kurse i dashuri ynë Muhamedi a.s. thotë: “Kush nuk mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron Alla hu.” (Mutefekun alejhi).
Islami njihet si fe e moralit, vlerave dhe idealit. Shoqëritë të cilat janë të zhveshura nga mora li janë të zhveshura po ashtu nga lumturia dhe jeta e qetë, pra jetojnë vështirë. “Dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve.”(Ali Imran, 134).
Si cilësi tjetër e ymetit islam është urdhërimi në të mirë dhe pengimi nga e keqja, ngase jemi ymet i thirrjes dhe i mesazhit.
Pra, Islami arriti që t’i eliminojë dallimet, sepse në Kuran qëndron qartë se njerëzit dallohen vetëm sipas devotshmërisë, e jo sipas pasurisë, forcës, prejardhjes, bukurisë dhe popullaritetit. Në të vërtetë, parafytyrimi për aristokracinë është e kundërta e ndjenjave të stërholluara të beduinëve paraislamik, arabë, për barazi dhe pa varësi. Si për shembull, në mënyrë praktike kjo do të thotë se, në rast kur në një xhami mungon imami, atëherë besimtarët prezentë ad hoc nga radhët e tyre e zgjedhin njërin, i cili është më i ndershëm ose që është më i ditur në çështjet e besimit dhe jurisprudencës islame. Këtu nuk luajnë kurrfarë roli mosha, raca ose kombësia.(6)
Prandaj, si përfundim thirrësi duhet të ndjej se thirrja e tij ka zbritur me program të qartë që kërkon zbatim dhe komunikim. Ai duhet të zbatohet i tëri e jo pjesë-isht, që feja e Allahut xh.sh., të jetë më e larta.
____________________________
1. Hisham Talib, Besëlidhje e thirrjes islame, Lo gos-A, Shkup,2017,f.47.
2. Tevfik el Vai, Eddavetu ilallah, Dar el Jekin, bot. i dytë, Bejrut, 1995,f.112.
3. Mexhmeuz zevaid,7/223, ndërsa Hejthemiu thotë se këtë e transmeton edhe Taberaniu dhe se transmetuesite tij janë besnik.
4. Abdulkerim Bek kar, Mukaddimat linnuhudi bie l ameli ed-davij, bot. i IV, Darul kalem, Damask,2011,f.250.
5. Atije Sakr, Eddin el alemi ve menhexh ed-daveti ile jhi, Mexhmeu el buhuth el ilmije,Kajro,1988,f.69.
6. Murad Hofman, Islami në mijëvjeçarin e tretë, Furkan,Shkup, 2018,f.45.