Vetëm edhe dy ditë nga përfundimi i Panairit të Librit

 


Në kuadër të Panairit të Librit, i cili po mbahet në ambientet e FLORI Gallery në Prishtina Mall, shtëpia botuese “Dituria Islame” po vazhdon të pres vizitorë/lexues nga të gjitha grupmoshat.


Në këtë ngjarje kulturore ku janë bashkuar shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, “Dituria Islame” po prezantohet me një përzgjedhje prej 80 titujsh të larmishëm, që përfshijnë vepra nga fusha të ndryshme.


Gjatë ditëve të para të panairit ka pasur interesim nga vizitorë, të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë për të blerë libra me përmbajtje të thellë shpirtërore dhe edukative. Në stendën e “Dituria Islame” janë parë lexues të të gjitha moshave duke zgjedhur tituj të ndryshëm që përshtaten me interesimet e tyre.


Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në përfundimin e panairit, “Dituria Islame” fton të gjithë dashamirësit e librit të vizitojnë stendën dhe të përfitojnë nga oferta dhe përzgjedhja e gjerë që ofrohet.


Panairi po zhvillohet me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Librit” dhe do të qëndrojë i hapur deri më 27 prill 2025.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani