Shoqata Humanitare “Bereqeti” hap ekspozitë me fotografi nga aktivitet dhe projektet humanitare

 


Sot në Fakultetin e Studimeve Islame u hap ekspozita e organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila ka për qëllim të promovojë veprimtaritë dhe aktivitete e saj bamirëse të realizuara përgjatë viteve. 
Në fjalën e tij përshëndetëse, përgjegjësi i Shoqatës “Bereqeti”, z. Xheladin Fazliu, theksoi rëndësinë e aktiviteteve humanitare dhe bamirësisë, duke shpjeguar se kjo ekspozitë është një mundësi për t'u lidhur më afër me ata që ndihmohen nga kjo shoqatë. Ai njoftoi gjithashtu se kjo ekspozitë do të vazhdojnë më pas edhe në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, si dhe në paralelet e saj në Gjilan dhe Prizren.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Kryesie, prof. Ahmet ef. Sadriu, shprehu mirënjohjen e tij për punën e palodhur të Shoqatës “Bereqeti”, duke e përgëzuar atë për angazhimin dhe devotshmërinë që ka treguar në ndihmën e atyre që kanë më shumë nevojë. 
“Kjo shoqatë është një shembull i shkëlqyer i dashurisë dhe solidaritetit që na bashkon si shoqëri. Ne si Kryesi jemi gjithmonë të gatshëm për t'i mbështetur aktivitetet dhe përpjekjet që synojnë të përmirësojnë jetën e atyre që kalojnë nëpër vështirësi”, tha Sadriu.
Ekspozita e “Bereqetit” është një pasqyrë e punës së palodhur dhe sakrificave të vazhdueshme që bëhen për të përmirësuar jetën e atyre që janë në nevojë. Ajo ofron mundësinë për të parë nga afër se si mund të bëjmë një ndryshim në jetën e njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Në hapje të kësaj ekspozite, të pranishëm qenë edhe ish-përgjegjësit e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi dhe Fitim ef. Flugaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të premten.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani