Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatit të EBA-së, dr. Omar Habtoor al Darei

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sot gjatë ditës u prit në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, dr. Omar Habtoor al Darei.


Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve përkatëse të Emirateve të Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, si edukimi fetar, ndihma humanitare dhe projektet sociale.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip