Brenga dhe ankthi shërohen me lutje në sexhde

 


Nëse dëshiron që veprat e tua të pranohen (të jenë kabul) tek Allahu, atëherë në sexhde thuaj këtë lutje:


رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا ۖ إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
"Zoti ynë, prano nga ne, vërtet Ti je që dëgjon dhe di çdo gjë!"
(El-Bekare, 127)


Nëse ke frikë se zemra jote mund të devijojë nga e Vërteta, lutu në sexhde kështu:


رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ
"Zoti ynë, mos i largo zemrat tona (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë prej Teje, vërtet Ti je Dhurues i Madh!"
(Ali Imran, 8)


Nëse dëshiron pasardhës të shëndetshëm, të ndershëm dhe të devotshëm, thuaj në sexhde:


رَبِّ هَبْ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ الدُّعَاءِ
"Zoti im, më dhuro nga mëshira Jote një pasardhës të mirë, vërtet Ti je që dëgjon lutjet!"
(Ali Imran, 38)


Nëse ke nevojë për durim (sabër), atëherë në sexhde thuaj:


رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ
"Zoti ynë, na mbulo me durim dhe bën që të vdesim si myslimanë!"
(El-A'raf, 126)


Nëse je i rënduar nga brengat, thuaj në sexhde këtë lutje:


حَسْبِيَ اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ
"Allahu më mjafton! S'ka zot tjetër përveç Tij! Tek Ai mbështetem dhe Ai është Zoti i Arshit të Madhërishëm!"
(Teube, 129)


Nëse ndjen ngushtim në gjoks (ankth apo stres), në sexhde thuaj:


رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي
"Zoti im, zgjero gjoksin tim dhe më lehtëso punën time!"
(Taha, 25-26)


Nëse dëshiron që ti dhe familja jote të jeni të përkushtuar ndaj namazit, thuaj në sexhde:


رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ
"Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të falim rregullisht namazin. Zoti ynë, pranoje lutjen time!"
(Ibrahim, 40)


Nëse dëshiron të mbrohesh nga shejtani, thuaj në sexhde:


رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ، وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ
"Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shtytjet e shejtanëve dhe kërkoj të më mbrosh nga prania e tyre!"
(El-Mu'minun, 97-98)


Nëse ke frikë nga zjarri i Xhehenemit, në sexhde thuaj:


رَبَّنَا اصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَ ۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا
"Zoti ynë, na ruaj nga dënimi i Xhehenemit, sepse ai është, me të vërtetë, dënim i vazhdueshëm!"
(El-Furkan, 65)


 


Abdusamed Nasuf Bushatliq