Gjenerata e 13-të e të diplomuarve, shënuan 45-vjetorin e diplomimit në Medrese
Sot, në ambientet e Medresesë "Alauddin" në Prishtinë, u mbajt takimi i gjeneratës së 13-të të të diplomuarve, të cilët shënuan 45-vjetorin e diplomimit në Medrese.
Ata me këtë rast mbajtën një orë mësimore, të udhëhequr nga prof. Elez Osmani, për të kujtuar kështu me nostalgji ditët shkollore të kaluara në Medrese.
Ora mësimore filloi me evidentimin e prezencës së ish-nxënësve, teksa për ata që munguan, e që tashmë kanë kaluar në Ahiret, u këndua nga një Fatiha.
Më pas ish-nxënësit evokuan kujtime nga e kaluara e ndritur dhe për momentet e bukura që kanë kaluar së bashku gjatë kohës sa kanë qenë medresistë të Medresesë "Alauddin".
Artikulli i kaluar