Derisa Ebu Bekri r.a. forcoi bazat e shtetit islam duke i dhënë drejtim të duhur dhe duke e ndërtuar atë mbi bazat e librit (Kuranit), si dhe Synetit të Pejgamberit a.s., Umeri r.a., duke përballuar lloj-lloj sfidash dhe vështirësish me ashabët e tjerë, ar ritën t`i prinin botës drejt brigjeve të shpëtimit, jetës së lumtur dhe sistemit të të gjitha ligjeve përplot mëshirë. Ishte e domosdoshme për halifin Umer që, pas zgjer imit të tij me rastin e çlirimit të Shamit, Irakut, Persisë dhe Egjiptit, të ndërmerrte hapa për rregullimin edhe konsolidimin e shtetit islam. Duke u gjendur në Sham, Umeri r.a. shfrytëzoi rastin për organizimin e Kuvendit të Xhabisë, për t'u takuar dhe për t'u këshilluar me ud hëheqësit e ushtrisë për të trajtuar çështjen e reformave të reja në shtetin islam në rrethana të reja, që kishin të bënin me çështje financiare për ushtrinë.(1)


Origjina e Umerit dhe jeta e tij në periudhën e injorancës


Ibn Is`haku thotë: "Ai është Umer ibn El-Hattabi, Ibn Nufejl, Ibn Abdel-Uzza, Ibn Rabbah, Ibn Abdull-llah, Ibn Karat, Ibn Rezah, Ibn Adij, Ibn Ka`b, Ibn Lu`ej. E ëma e Umerit ishte Hajtheme Bint Hisham Ibn El-Mu gire, Ibn Abdull-llah, Ibn Amr, Ibn Mahzum".(2) me Pejgamberin a.s. takohet te gjyshi Ka`b bin Lu`ej.Umer Ibn Hatabi rrjedh prej kabiles Beni Adij, e cila njihet prej familjeve të vogla kurejshite. Babai i tij, Hatabi, njihej si njeri me zemër të ashpër, i cili e kishte munduar shumë djalin e të vëllait, Zejd Ibn Amrin kur, haptas dhe në prani të kurejshëve, kishte kundërshtuar adhurimin e idhujve, siç kishin vepruar edhe Verkatu Ibn Nufeili, Abdull-llah Ibn Xhahshi dhe Uthman Ibn Huvejrith, të cilët për herë të parë ishin vërejtur se nuk kishin marrë pjesë në një ceremoni të idhujtarëve, me rastin e një feste vjetore që shënonin mushrikët kurejshë në kohën e xhahilijetit.(3) Sipas burimeve dhe literaturës islame, këta të katër nuk kishin kaluar as në fenë hebraike, as në fenë e krishterë, por ishin në kërkim të fesë së babait (paraardhësit) të tyre, Ibrahimit a.s.. Umer Ibn Hatabi kishte lindur 42 vjet para hixhretit, e kur filloi t'i zbriste Shpallja Pejgamberit a.s., Umeri ishte 29 vjeç dhe kishte vazhduar jetën në mohim deri në vitin 6 të Shpalljes. Pra Umeri r.a. kishte jetuar 35 vjet në xhahilijet, ndërsa në Islam 30 vjet.(4) Para zbritjes së Shpalljes dhe para se ta pranonte Islamin, Umeri ishte martuar me tri gra. Kur zbriti ajeti kuranor: "Mos i mbani në kurorë id hujtaret"(5), ai në një mbrëmje, i tuboi gratë e tij dhe ua shfaqi Islamin. Pasi refuzuan fenë e re islame, ai i ndau ato duke qenë i gatshëm të respektonte ligjet e reja hyjnore, të zbritura në Kuran. Umeri r.a., pas zgjedhjes së tij halif i myslimanëve, ishte martuar edhe me një grua ndër më të njohurat, e cila quhej Umu Kulthum, bija e Ali bin Ebu Talibit dhe e Fatimes, mbesa e Pejgam berit a.s.. Umu Kulthumi ishte motra e Hasanit dhe Hu seinit, nipave të Pejgamberit a.s.. Kur Umeri r.a. e kërkoi Umu Kulthumin nga babai i saj, Aliu i qe përgjigjur se ajo ishte e re për të, kurse Umeri ia kishte kthyer: "Ma jep të martohem me të, se, pasha Allahun, askush nga myslimanët nuk ia di vlerën si unë".(6) kur u martua me Umu Kulthumin, duke e ditur se mund të përflitej, Umeri doli para njerëzve në xhami dhe tha: "Po thoni se jam martuar me atë që është ende e re? Pasha Allahun, jam martuar, sepse e di nga Pejgamberi a.s. që në Ditën e Kiametit vendosen së bashku të gjithë ata që janë të afërt dhe kanë lidhje miqësore (martesore, dhëndër e nuse), kurse unë me P.a.s. i kam të dyja, sepse P.s.a. është martuar me vajzën time, kurse unë jam martuar me mbesën e tij".(7)


Cilësitë e Umerit r.a.


Në ecje, Umeri r.a. dallohej me hapa të shpejtë dhe tundte tokën, ndërsa, kur fliste, të gjithë të pranishmit e dëgjonin, sepse kishte zë të furishëm. Rreth ngjyrës së tij ka mendime të ndryshme. Umeri r.a. ishte pa shenja në trup, ishte i gjatë dhe me flokë të lëshuar anash. Kishte sy të kuq, ishte i dobët dhe i thatë në fytyrë. Vehbiu ka thënë: "Umeri përshkruhet në Teurat si njeri i fortë si hekur dhe prijës i ashpër"(8). Umeri r.a. nuk preferonte shumë ushqimin e yndyrshëm, mishin dhe ushqimet kalorike. Ai preferonte më shumë bukë të thatë, ngan jëherë me vaj. Si shkak i mungesës së elementeve dhe vitaminave të ndryshme në ushqim, mendohet se i ishte ndryshuar edhe ngjyra e fytyrës. Për këtë arsye ai që e kishte parë Umerin para vitit të urisë e të varfërisë, e cilësonte si të bardhë, kurse ai që e kishte parë pas atij viti, e cilësonte si esmer.


Pranimi i islamit nga Umer ibn Hatabi


Umeri, shpeshherë edhe vetë vihej në situata të dys himta përkitazi me fenë e vet, dhe mendonte se Islami është feja më e mirë nga të gjitha të tjerat. Kështu vazh doi jeta e tij gjersa nuk mbizotëroi ajo që mbizotëroi.(9) Tirmidhiu transmeton nga Ibn Umeri një hadith, të cilin e konsideron të vërtetë, që e transmeton edhe Tabera niu nga Ibn Mes'udi dhe Enesi, që Pejgamberi a.s. ka thënë: "O Allahu im, ndihmoje Islamin me njërin prej këtyre të dyve, që është më i dashur për Ty: me Umer ibn Hatabin ose me Ebu Xhehl bin Hishamin". Pra, më i dashuri për Allahun xh.sh. ka qenë Umeri r.a.. Pas trajtimit dhe studimit të të gjitha versioneve, të cilat f lasin për rrugën e kalimit të Umerit në Islam, mund të përfundohet se Islami në zemrën e tij ka zënë vend në mënyrë graduale, por të sigurt. E gjithë përmbled hja e traditës për Islamin e Umerit, tregon se ai një natë kishte dalë për t`u argëtuar jashtë shtëpisë së vet, duke u drejtuar drejt Haremit në Qabe, dhe aty brenda kishte takuar të Dërguarin e Allahut (a.s.), që ishte duke bërë namaz. Pejgamberi a.s. në namaz ishte duke kënduar pjesë nga ajetet e para të sures "El-Hakka". Kur e dëgjoi, Umerit i pëlqeu këndimi i Kuranit dhe tha: "Thashë me vete-Ky, pasha Zotin, është poet, siç kanë thënë kurejshitët. Pastaj i dëgjova fjalët: "Kur`ani është me të vërtetë, Fjalë e shpallur Pejgamberit fisnik, e nuk është fjalë e poetit-sa pak jeni duke besuar!"(10) Pastaj mendova: "Ai është magjistar". Dhe dëgjova fjalët: "E nuk është fjalë e ndonjë magjistari- sa pak jeni duke menduar".(11) Pastaj Umeri r.a. tha: "Atëherë Islami hyri në zemrën time".(12) Me gjithë faktin se në zemrën e tij vibronte një ndjenë pozitive e fshehur thellë pas mburojës së tij trupore, ai ende mbeti aktiv dhe i palodhshëm në veprimet e veta kundër islamit dhe i ndikuar nga fanatizmi fisnor e tradicional paraislamik. Në urrejtjen dhe fanatizmin e ashpër të Umerit njihet edhe vendimi i tij për ta mbytur Pejgamberin a.s.. Kjo kishte ndodhur një ditë kur ai kishte dalë me shpatën e mprehtë ngjeshur, për të realizuar vendimin e tij. Gjatë rrugës Umeri kishte takuar Nu`ajm bin Abdullah El Adevijun, ose një tjetër nga fisi Benu Zehra, ose edhe nga fisi Mahzum, i cili e kishte pyetur: "Ku je nisur, o Umer?" Ai qe përgjigjur: "Dëshiroj ta mbys Muhame din". Ky i tha: "Si do të mbrohesh nga familjet Benu Hashim dhe Benu Zehra, nëse e mbyt Muhamedin?" Umeri i tha: "Kështu mund të flasësh vetëm nëse e ke pranuar fenë e re, dhe ke braktisur atë të vjetrën, në të cilën ke lindur". Atëherë njeriu i tha: "Mirë, pra, po a dëshiron, o Umer, të të them diçka që ende nuk e di? Do të habitesh! Motra jote dhe dhëndri yt e kanë ndërruar fenë dhe e kanë braktisur fenë së cilës i takon ti". Umeri u trondit shumë dhe u nis në shtëpinë e tyre. Kur arriti aty, takoi Habab bin El-Eretin, i cili mbante në dorë një faqe të Kuranit me suren: "Ta-ha", të cilën ua lexonte atyre të dyve. Kur dëgjoi zërin e Umerit, Hababi u fsheh në shtëpi, kurse Fatimja, motra e Umerit-fshehu faqen e Kuranit. Kur hyri Umeri tek ata, tha: "Çfarë janë ato f jalë që i dëgjova, kur arrita këtu?". Ata u përgjigjën: "Kurrgjë, ne të dy bisedonim në mes nesh". Ai tha: "A mos, vallë, ju të dy e keni ndërruar fenë?". Zejdi tha: "O Umer, çka mendon nëse e vërteta është në anën e fesë tjetër dhe jo në anën tënde?". Umeri reagoi ashpër duke e goditur fort dhëndrin e vet, ndërsa motra e tij hyri dhe u përpoq ta largonte atë nga i shoqi. Në traditën e Ibni Is`hakut thuhet se e kishte goditur me shuplakë në fytyrë dhe i kishte shkaktuar plagë, e ajo, e hidhëruar, i qe drejtuar vëllait me fjalët: "O Umer, nëse feja tjetër është e drejtë, e feja jote e gabuar, atëherë dëshmo se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmo se Muha medi është Pejgamber i Tij".(13) kur e kishte parë umeri se ç'i kishte bërë së motrës, së cilës i rridhte gjaku nga plaga në fytyrë, i erdhi keq dhe hoqi dorë nga dhuna e i la të lirë. Pasi u pendua, Umeri r.a. kërkoi nga ata letrën që po e lexonin. Motra i tha: "Ti je i papastër, e këtë nuk e marrin në dorë të papastrit, eja pastrohu e pastaj merre Kuranin". Kur u pastrua, e mori letrën dhe filloi duke thënë: "Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit"! Dhe vazhdoi: "Sa emra të bukur dhe të pastër (duke aluduar Besmelen) janë dhe vazhdoi të këndonte nga sureja "Ta-ha" gjersa nuk erdhi tek ajeti:
"Vërtet vetëm Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra, vetëm Mua Më adhuro dhe fale namazin, që të Më kesh gjithnjë ndër mend"!(14) umeri u ndal dhe tha: "Sa ligjërim i mrekullueshëm, nuk ka fjalë më të bukura se këto! Më dërgoni tek Muhamedi!"(15) Pas kësaj ngjar jeje, Umeri mori shpatën në brez dhe u nis në drejtim të shtëpisë së Muhamedit a.s.. Kur u afrua, trokiti në derë. Umerin po e përcillte (vëzhgonte) një njeri që e kishte parë me shpatën ngjeshur, hyri brenda dhe e njoftoi muhamedin a.s. për këtë. të pranishmit në shtëpinë e Pejgamberit a.s. u shqetësuan, kurse Hamza r.a. pyeti: "Ç`keni?" Ata thanë: "E, ç'bëhet nëse vjen Umeri? Le të hyjë! Nëse ka ardhur me qëllim të mirë, do ta presim mirë, e nëse ka ardhur me qëllim të keq, do ta mbysim me shpatën e vet". Në ato çaste në shtëpi Pejgamberi a.s. ishte duke marrë Shpalljen nga Allahu xh.sh.. Kur doli nga shtëpia, Pejgamberi a.s. e takoi Umerin në dhomë. Pejgamberi a.s. i mori pelerinën dhe shpatën, e përqafoi e i tha: "O Umer, a je i përgatitur që Allahu të të shpë tojë nga mjerimi në të cilin gjendesh? O Allahu im! Ky është Umer ibnul Hatabi! O Allahu im! Ndihmoje dhe bëje të njohur Islamin me Umer Ibn Hatabin!" Umeri tha: "Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se ti je Pejgamberi i Allahut". Autorët e Sires (jetëshkruesit) thonë se Umeri ishte 26 vjeç kur hyri në Islam dhe ishte i 41-ti nga burrat.(16)


Rëndësia e pranimit të islamit nga Umeri r.a.


Seid ibn Mussejebi, për Islamin e Umerit thotë: "Hyri në Islam pas dyzet burrave e dhjetë grave".(17) Përcil let nga Kasim ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Mes`udi ka thënë: "Islami i Umerit qe fitore, emigrimi i tij ndihmë dhe përkrahje, drejtimi i tij mëshirë, aq sa, para se ta pranonte ai Islamin, askush nga ne nuk gux onte të falej në Qabe, e kur Umeri e pranoi Islamin, ai i luftoi ata që na ndalonin, derisa na lanë të faleshim".18 Nga Ejub ibn Musa thuhet se i Dërguari a.s. ka thënë: "Allahu xh.sh. e vuri të drejtën në gjuhën e Umerit dhe zemrën e tij. Ai (Umeri) është "Faruk", meqë me të Allahu xh.sh.e ndanë të drejtën nga e kota". Ibn Amr dhekvam transmeton se e kishte pyetur aishen r.a.: "Kush e quajti Umerin "Faruk"? Ajo i tha: "I Dërguari i Allahut (a.s.)". Sipas këtyre argumenteve bien poshtë disa konstatime se ithtarët e librit të shenjtë (Çifutët) kanë qenë të parët që Umerin e patën quajtur me ofiqin "Faruk", dhe myslimanët kinse do ta kenë marrë prej tyre.


______________________________
(1) Dr.Sejid Abdul Aziz Saalim (profesor i Historisë Islame dhe civilizimit në Universitetin e Aleksandrisë), Tarih Devletul Arabijje (Mundhu Dhuhur El-Is lam Hata Sukut El-Devletu El-Emevije), shtëpia botuese kulturore universitare, Aleksandri, f.245-246.( 2)Transmeton Taberaniu në "El-Kebir".( 3) Mahmud Shakir, Tarihul Islami, 3, 1411 h-1991 m, Bejrut f.113.( 4)Ibid. f.114.(5) El-Mum tehin: 10. (6).Amër Halid, Katër halifët e drejtë, Prishtinë,2009,f.55.(7) Ibid.(8) Hasan Ejub, Katër halifët e drejtë, përktheu; Flori Kala, Alban Kodra, "Furkan ISM"-Shkup, 1424 h-2003 m, f.83. (shih edhe Amër Halid, Ibid.f..55.(9) Mahmud Shakir, Ibid.f.. 115.(10) Fikhu-s-Sire, nga Gazaliu, f.92-93


 


Dituria Islame 236 


Artikulli radhës
Postieri i Djallit