Myftiu Tërnava priti në takim nxënësit e Akademisë “Hifdh Kids”

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngrohtë dhe frymëzues nxënësit që vijojnë mësim-besimin pranë Akademisë së Kuranit "Hifdh Kids", e të cilët shoqëroheshin nga mësueset e tyre, hafëzet Rineta dhe Fatime Nitaj.


Gjatë kësaj bisede, Myftiu Tërnava, uroi dhe përgëzoi nxënësit për arritjet e tyre të dukshme në mësimin e Kuranit përmendsh, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tej, me përkushtim dhe durim rrugën e nisur, si dhe duke ua kujtuar atyre se ruajtja në memoriet e tyre e Kuranit fisnik është një dhuratë dhe një përgjegjësi e madhe për ta.


Nxënësit e Akademisë, me zërin e tyre të bukur, të përkushtuar lexuan disa ajete dhe sure nga Kurani fisnik, teksa mësueset e tyre, shprehën falënderimet për Myftiun Tërnava për mbështetjen dhe përkrahjen që vazhdimisht ua ka dhënë atyre.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë