Myftiu Tërnava vizitoi fshatin Hogosht të Kamenicës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, realizoi një vizitë të veçantë në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku u prit me respekt nga banorët e zonës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe biznesmenë.


Gjatë qëndrimit në këtë trevë, Myftiu Tërnava vizitoi kullën e heroit kombëtar Kadri Zeka, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Me këtë rast, Myftiu shprehu vlerësimin për kontributin e familjes Zeka dhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.


Vizita e tij përfshiu edhe ndalesën në kompaninë private "Güris", e cila operon në fushën e energjisë së ripërtrishme. Ai u njoh nga afër me punën e kësaj kompanie, duke përgëzuar drejtuesit për angazhimin në zhvillimin ekonomik dhe përkushtimin ndaj burimeve të qëndrueshme të energjisë.


Në fund të vizitës, Myftiu Tërnava vizitoi memorialin e dëshmorëve të fshatit Kikë, ku këndoi nga një Fatiha për shpirtin e të rënëve dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificave të bijve më të mirë të vendit.







Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë