Imam Tirmidhi në Xhamiun e vet ka shënuar se njëherë Halidi i ishte ankuar të Dërguarit të Allahut , s.a.v.s., për pagjumësi dhe ankthe. I Dërguari i Allahut , s.a.v.s., i kishte thënë: "Kur shkon për të fjetur, thuaj: 'O Allah, Ti je Zot i shtatë qiejve dhe i asaj që ato përfshijnë, i dy tokëve dhe jetëve që i mbajnë ato, i Zotëriut të shejtanëve dhe i atyre që ata i mashtrojnë. Zot, bëhu mbrojtësi dhe fqinji im. Më ruaj nga çfarëdo e keqe që mund të më shkaktojnë krijesat e tua në mënyrë që asnjëra prej tyre mos të mundet të më sulmojë kur jam duke pushuar ose të ma prishë jetën time private. Vërtet, fqinjët e Tu janë të fuqishëm dhe të sigurt kur Ti i mbron. Kujtimi Yt është i thellë. Vërtet, vetëm Ti je Allah.'"(1)
Në të njëjtën përmbledhje thuhet se 'Amir bin Shu'ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i Allahut , s.a.v.s., e kishte zakon t'iu mësonte një lutje për mposhtjen e frikës. Kjo lutje ka këtë tekst: "Kërkoj mbështetje në përsosurinë e fjalëve të përsosura të Allahut nga zemërimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga çfarëdo e keqe që mund të më vijë nga krijesat e Tij dhe nga provokimi i shejtanit, dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga afrimi i tyre pranë meje".(2)
Abdullah ibn Omeri e kishte zakon t'ua mësonte këtë lutje fëmijëve të vet, atyre që e kishin arritur shkallën e gjykimit, kurse për më të vegjlit e kishte zakon të shkruante (në letër) këtë lutje dhe ua jepte ta mbanin si hajmali rreth qafës.
Shuarja e zjarrit me ndihmën e lutjeve
Po kështu, në të njëjtën përmbledhje, është shënuar se 'Ami bin Shu'ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i Allahut , s.a.v.s., njëherë kishte thënë: "Nëse e shihni një zjarr të tërbuar, menjëherë thirrni në ndihmë superioritetin e Allahut për ta shuar atë. Me atë rast i thuani këto fjalë: 'Allahu ekber' (Allahu është më i madhi)".(3)
Pasi zjarri është element prej të cilit janë krijuar xhinnët, e kjo është kategori e krijesave ku hyn edhe shejtani dhe, pasi shejtani dhe ushtria e tij e kriminelëve e kanë udhëhequr gjithmonë shkaktarin e mendjemadhësisë, çoroditjes dhe destruksionit në tokë, duke fituar mallkimin dhe mërinë e përhershme dhe të parevokueshme të Allahut, kur ka rënë zjarr, ai kërkon sfera më të larta dhe shkakton destruksion duke shkatërruar gjithçka që arrin. Këto veti destruktive të mendjemadhësisë, arrogancës dhe çoroditjes janë veti të mashtruesit që shejtani ua ofron pasuesve të vet. Të dytë, edhe zjarri edhe shejtani, kërkojnë madhështi dhe mendjemadhësi, dhe që të dytë shkaktojnë çoroditje në Tokë. Cilido nga bijtë e Ademit që ruan në vete këso vetish ose kushdo nga pasardhësit e tyre, ata janë të dënuar të përjetojnë vuajtje të dhembshme dhe të përhershme në zjarrin e Xhehenemit. Mendjemadhësia dhe arroganca nuk janë të lejueshme para lavdisë dhe madhështisë së Allahut të gjithëfuqishëm. Pra, duke shqiptuar atributin e madhërishëm "Allahu ekber", do ta ndalë me siguri të keqen, do ta kufizojë dëmin dhe do ta pengojë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Kur besimtari e thërret në ndihmë lavdinë e Allahut, asgjë nuk mund t'i dalë përpara asaj. Të dytë, edhe zjarri edhe shejtani, që është krijuar nga zjarri, do të zvogëlohen, do të reduktohen dhe do të bëhen hiçgjë në krahasim me proklamimin e lavdisë së Allahut, dhe që të dytë do ta njohin superioritetin e Tij. Shejhu ynë shtoi: "Ne, sikurse edhe njerëzit e tjerë, e tirrnim gjithëfuqinë e Tij kur shihnim zjarr dhe mjaftonte vetëm kjo thirrje e emrit të Allahut".
Allahu e di më së miri.
______________________
1. Tirmidhi, 3518; hadith metruh.
2. Ebu Davudi, 3893; Tirmidhi, 3519; Ahmedi, në Musnedi, 6696; Hakimi, 1/548; transmetuesit e këtij hadithi janë të sigurt.
3. Ibn Sinni, 289; hadithi është metruh- është hedhur.
Nxjerrë nga libri: "Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s." - Ibn Kajjim el-Xhevzi
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi