Gruaja muslimane hyn në garën për kryetare të Londrës në zgjedhjet e vitit 2028

 


Laila Cunningham bëhet gruaja myslimane e parë që hyn zyrtarisht në garën për kryetare të Londrës për zgjedhjet e vitit 2028, njofton Reform UK si kandidaten e saj të hershme. 
Cunningham ka lindur në Londër nga prindër me origjinë egjiptiane që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960. Është nënë e shtatë fëmijëve dhe praktikuese e fesë islame.
Cunningham është anëtare e Këshillit të Qytetit Westminster dhe ish-prokurore në Shërbimin Prokurorial të Kurorës. Ajo iu bashkua Reform UK në vitin 2025, pasi më parë ishte pjesë e Partisë Konservatore.
Në deklaratat e saj, Cunningham ka theksuar se prioriteti kryesor i fushatës do të jetë lufta kundër kriminalitetit dhe rritja e sigurisë në Londër, përfshirë shtimin e pranisë policore dhe përballjen me krimet e dhunshme.
Kandidatura e saj ka nxitur debat në Britani, pasi Reform UK njihet për qëndrime të ashpra ndaj migracionit, ndërsa Londra është një nga qytetet më multikulturore në Evropë. Megjithatë, partia e sheh Cunningham si një figurë që synon të sfidojë drejtimin aktual të qytetit.
Zgjedhjet për kryetar të Londrës do të mbahen në vitin 2028.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë