“Bereqeti” në Gjakovë dhuron pako emergjente për 50 familje të prekur nga vërshimet
Shoqata Humanitare "Bereqeti", që vepron në kuadër të KBI të Gjakovës, ka ndërmarrë një aksion të madh humanitar për t'u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet në Gjakovë.
Në kuadër të këtij aksioni emergjent, janë përgatitur dhe shpërndarë pako ndihme që përfshijnë pajisje shtëpiake dhe artikuj bazikë jetësorë, si: mini-furra elektrike me reshov, lavatriçe, laminat, tepihë, dyshekë për çifte dhe për një person, jorgana dyshe dhe njëshe, jastëkë, pako ushqimore dhe higjienike, miell në thasë prej 25 kilogramësh, si dhe veshmbathje.
Ky aksion synon të lehtësojë gjendjen e familjeve të dëmtuara dhe të ndihmojë në rikthimin sa më të shpejtë të kushteve minimale të jetesës.