Departamenti i Gruas i KBI Gjakovë organizon takim në prag të muajit të Ramazanit

 


Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, organizoi mbledhjen diskutuese të fundmuajit, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, me pjesëmarrjen e vijuesve të rregullta të mësimeve në qendër.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mbështetëse dhe frymëzuese, të shoqëruar me urime dhe përgëzime të sinqerta nga të pranishmet.
E ftuar nderi ishte udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, Vaxhide Bunjaku, prania e së cilës i dha takimit një dimension më të gjerë institucional dhe inkurajues.
Takimi u përmbyll në një atmosferë të qetë e miqësore, me një koktej rasti, duke forcuar frymën e bashkëpunimit, respektit dhe bashkimit ndërmjet pjesëmarrëseve.









Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë