Sot, me rastin e festes së Fiter Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Alternatives në krye me znj. Mimoza Kusari, Kryetari i Qendres LVV në Gjakovë, z. Agon Batusha me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së PDK-së, z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë dhe kryetari i LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë
Të gjithë përcollën urimet më të sinqerta për Fitër Bajramin, duke theksuar domethënien e tij si simbol i paqes, solidaritetit dhe dashurisë njerëzore, me dëshirën që këto vlera të reflektohen në begati, harmoni dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit.




