Kthehet grupi i katërt dhe i pestë i haxhinjëve të Kosovës nga vendet e shenjta

 


Grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Lipjani e Rahoveci dhe Grupi i pestë i haxhilerëve nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vitia dhe Kamenica arritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, pas kryerjes së haxhit në vendet e shenjta.


Haxhilerët u shprehën të emocionuar dhe të gëzuar njëkohësisht që arritën ta kryenin një nga pesë kushtet themelore të Islamit, haxhin. Ata thanë se organizimi nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës ka qenë tejet në nivelin e duhur, për çka shprehën falënderimet e tyre për organizatorët.



 


 


 


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët