Kthehet grupi i gjashtë i haxhinjëve të Kosovës nga vendet e shenjta

 


Haxhilerët nga Mitrovica, Vushtrria, Peja, Deçani, Istogu, Suhareka, Malisheva dhe nga diaspora, kanë arritur sot në mëngjes nga Medina në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë. Ky është edhe grupi i gjashtë me radhë që ka arritur nga Medina pas kryerjes së haxhit.
Familjarë të shumtë u uruan mirëseardhje haxhilerëve, duke e lutur Zotin që t'ua ketë pranuar haxhin dhe ibadetet e kryera në vendet e shenjta.
Sonte, pas mesnatës, pritet që të arrijë edhe grupi i shtatë, njëherësh i fundit me haxhilerët nga Kosova.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët