Komiteti Saudit për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka njoftuar zbulimin e një mbishkrimi të rrallë që mban emrin e Umar ibn Al-Khattab.
Mbishkrimi është gjetur në një gurë pranë malit Uhud në Medinë, dhe përmban tekstin:
"Allahu është Mbrojtësi i Omer ibn el-Hattabit në këtë botë dhe në botën tjetër (Ahiret). Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut."
Sipas raportimeve, ai është shkruar me shkrimin hixhazij, një nga format më të hershme të shkrimit arab. Ekziston mundësia që vetë Omer ibn el-Hattab ta ketë shkruar.
Arkeologët kanë dokumentuar zbulimin gjatë studimeve më të gjera që kanë nxjerrë në dritë qindra mbishkrime të hershme islame dhe objekte të tjera historike në rajon. Studiuesit theksojnë se gjetje të tilla mund të ofrojnë njohuri të vlefshme mbi periudhën formuese të shtetit të hershëm islam dhe zhvillimet historike të Medinës, ku Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) themeloi komunitetin e parë musliman.