Vërtetimi i Njëshmërisë së Allahut me argumente të Gjithësisë
"Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë, dhe Ne e zgjerojmë atë. Edhe tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi! Dhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar dy palë, (mashkull e femër), që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit). Andaj, ikni (nga dënimi) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë! Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!" (Edh-Dharijat, 47-51)
Lidhshmëria e këtyre ajeteve me ato paraprake
Allahu i Lartmadhërishëm në ajetet e kaluara vetëm se na tregoi për disa popuj që i ndëshkoi në këtë botë për shkak të mohimit të Njëshmërisë së Tij, mohimit të Ringjalljes dhe talljeve me të Dërguarit e Tij. Tani, në ajetet në vazhdim, Ai flet për fuqinë e Tij absolute në krijim, duke paraqitur argumente logjike për Njëshmërinë e Tij si, fjala vjen, në krijimin dhe zgjerimin e vazhdueshëm të qiellit, shtrirjen e tokës dhe krijimin e çdo gjëje në çift..
Koment
47. Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë, dhe Ne e zgjerojmë atë.
Në Kuranin famëlartë ka shumë ajete që thërrasin në meditim rreth krijimit të qiejve dhe Tokës, rreth yjësive, galaktikave dhe nxisin në vrojtimin e këtij kozmosi të paimagjinueshëm në madhësi për perceptimet tona. Ky meditim ka vetëm një synim: që njerëzit të binden se krijimi i kësaj ekzistence nuk ishte i rastësishëm por ishte dëshirë e Krijuesit Fuqiplotë, të binden se meditimi të mbush me besim të paluhatshëm në Allahun xh.sh., në Ringjalljen dhe Llogarinë pas vdekjes.
I Lartmadhërishmi në Kuranin fisnik thotë: "Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të Tokës, dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për ata që mendojnë, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë, dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) "O Zoti Ynë, Ti nuk i ke krijuar kot këto, - lartësuar qofsh, (nga çdo e metë), prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit!" (Ali Imran 190-191)
Gjithë këto ajete që flasin për gjithësinë dëshmojnë se Kurani famëlartë vërtet është Fjalë e Zotit, në të cilin gjenden shumë ajete që për çdo ditë e më tepër po i mahnitin edhe shkencëtarët. Edhe ajeti i 47-të i kaptinës "Edh-Dharijat" është nga të tillët. Ky ajet sqaron një mrekulli shkencore, e cila vetëm në shekullin e XX-të ka gjetur zyrtarisht edhe përgjigjen e shkencëtarëve.
Duke u nisur së pari me sqarimin kuranor të këtij ajeti, shohim se fjala "es-sema'ë-qielli", në Kuran është përmendur shumë herë. Madje, I Madhërishmi edhe është betuar në qiellin, në yjet e në tufa-plejadash e galaktikash. Kjo fjalë, në njëjës, në Kuran është përmendur 120 herë, kurse në shumës: "es-semavat-qiejt", 190 herë. Pra, gjithsej është përmendur 310 herë, qoftë me "lamin shques" ose pa të.
Ashtu siç e shpjegon Kurani famëlartë, kjo gjithësi, që nënkupton Tokën dhe qiejt, ishin një masë e ngjeshur, e cila me lejen e Allahut xh.sh. dhe në një moment të caktuar eksplodoi, dhe si pasojë e këtij eksplodimi u formua gjithësia. Në këtë aludon 30-të i sures "El-Enbija'ë": "A nuk e dinë ata që nuk besuan se qiejt dhe Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja, dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; - a nuk besojnë?!" Pas këtij eksplodimi, të cilin shkenca e njeh si "Big Bang"-"Shpërthimi i Madh", qielli vazhdoi të zgjero het, ashtu siç ndodh edhe sot e kësaj dite. Mirëpo, për t'u zgjeruar nevojitet forcë, fuqi dhe mbikëqyrje e vazhdueshme e këtij procesi, e pikërisht këtë kuptim e ka fjala: "bi ejdin", që është në ajetin e 47-të të kësaj sureje. Ky është edhe mendim i Ibën Abasit, i Muxhahidit, i Katades, i Thevriut dhe i të tjerëve.(1)
Ky proces nënkupton realizimin e vullnetit të Allahut për krijimin dhe zgjerimin e gjithësisë, deri në momentin kur Ai e ka paraparë të ketë jetë në këtë ekzistencë. Gjatë meditimit rreth ajeteve që flasin në lidhje me qiellin shohim se Allahu xh.sh. në shumë raste e ka përdorur fjalën "benejna - e ndërtuam", si, fjala vjen: "A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të?!" - (Kaf, 6); "Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë."(En-Nebe'ë, 12); "Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi, Ia ngriti lart kupën dhe e përsosi?!" (En-Naziat, 27-28); etj. Kjo fjalë, pra fjala "benejna", nënkupton krijimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kupës qiellore, e cila i ngjason një kulmi gjigant që rri sipër nesh.
Kurse te pjesa e ajetit "ve inna le musiun", shohim se fjala 'musiun" nënkupton vazhdimësinë e një veprimi, e në këtë rast zgjerimin e qiellit në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërkaq, sa i përket aspektit shkencor, zgjerimi i gjithësisë ishte një fakt i panjohur, e mbi të gjitha edhe i papranueshëm, të paktën deri në vitet e '20-ta të shekullit të kaluar. Shumë shkencëtarë, që me fanatizëm mbrojnë idenë ateiste, se nuk ka mundësi që Zoti të ketë krijuar këtë univers, kanë mbrojtur edhe më me fanatizëm idenë e universit statik dhe të përhershëm. Mirëpo, në fillim të shekullit XX, përkatësisht në vitin 1920, astronomi belg, George Lemaitre, pas analizimit të disa proceseve të kësaj gjithësie, deklaroi guximshëm se universi patjetër kishte një fillim, dhe qysh prej asaj zanafille të parë kishte vaz duar të zgjerohet në mënyrë konstante.
Në vitet e '20-ta të shekullit XX, në qendrën vëzh guese "California Mount Wilson", astronomi amerikan Edvin Habëll (Edwin Hubble) bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e astronomisë. Ai, duke studiuar qiellin me anën e një teleskopi gjigant, zbuloi se drita e yjeve çdo ditë e më tepër përthyhej drejt ngjyrës së kuqe, gjë e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me distancën e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi të gjitha bazat e modeleve të një universi statik e të qëndrueshëm, mendime këto të supozuara deri në atë kohë. Sipas ligjeve të njohura të fizikës, spektri i rrezeve të dritës, që mund të lëvizë drejt pikës së vëzhgimit, kthehen në vjollcë, ndërsa spektri i atyre rrezeve të dritës, që largohen nga pika e vëzhgim it, anojnë drejt të kuqes. (Kjo është e njëjtë me hollimin e zërit të sirenës së trenit, që ndryshon kur i largohet vëzhguesit. Këtë gjë disa vite më parë e kishte vërtetuar praktikisht George Lemaitre.) Vëzhgimi i Habëllit tregon se, sipas këtij ligji, trupat qiellorë në mënyrë të vazhdueshme largohen prej nesh. Pak më vonë ai zbuloi diçka edhe më të rëndësishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetëm prej nesh por edhe mes vete. Përballë një universi ku çdo trup qiellor, në të cilin vazhdon largimi nga njëri-tjetri, mund të nxirrej vetëm një përfundim, se universi ishte/është në "zgjerim" të përhershëm.
Profesori i njohur i fizikës matematikore në Universi tetin Adelaide në Australi, Pol Devis, në lidhje me këtë thotë: "Llogaritjet tregojnë se shpejtësia e zgjerimit të universit përshkohet në kufij tepër kritikë. Në qoftë se universi do të zgjerohej me një shpejtësi më të vogël (të ngadaltë) për shkak të forcës tërheqëse do të mblidhej, e nëse do të zgjerohej pak më shpejt, materiali kozmik do të përhapej dhe do të zhdukej në hapësirë. Përgjigjja e pyetjes është shumë interesante mbi këtë ekuilibër të "mirëllogaritur" midis dy rasteve katastrofike; sikur shpejtësia e përcaktuar e shpërthimit të ndryshonte vetëm 10-18 të shpejtësisë reale do të mjaftonte të zhdukte këtë ekuilibër të duhur. Prandaj, shpejtësia e shpërthimit është përllogaritur me një përsosmëri të pabesueshme. Big Bengu nuk është një shpërthim dosido, është formulim i planifikuar dhe sistematik".(2)
Kjo është madhështia e krijimit të Allahut, që tregon përsosmërinë e krijimit të çdo gjëje që ekziston. Sepse është vepër e Krijuesit të Vetëm e të Pashoq. Kjo ekzistencë do të vazhdojë të na mahnitë deri në çastin kur I Lartmadhërishmi të japë urdhrin që çdo gjë në të të përmbyset, kur qiejt të palosen njëri mbi tjetrin si të ishin fletë të një libri, ashtu siç e përshkruan Kurani famëlartë: "(Përkujto) Atë Ditë kur Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit! Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim (rikthejmë)atë. Ky është premtimi Ynë. Ne vërtetë do ta bëjmë këtë." (El-Enbija'ë, 104).
48. Edhe tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!
Pas krijimit të qiejve dhe ndarjes apo formimit të Tokës, si pasojë e eksplodimit të madh, i erdhi radha edhe formësimit të Tokës, për ta bërë atë të përshtatshme për jetesë të disa lloje të gjallesave, e në mesin e tyre edhe për njeriun. Kjo kuptohet vetvetiu nga ky ajet dhe ai paraprak. Këtë tokë, të cilën ne e quajmë Planeti i kaltër, - për shkak të sasisë së madhe të ujit që gjendet në të, Allahu i Madhërishëm e zgjodhi të ishte vendi ku ne do ta jetojmë jetën e kësaj botë. Na nderoi, na fisnikëroi, na përsosi në krijim si asnjë gjallesë tjetër, dhe mbi të gjitha na bëri mëkëmbës të Tokës, duke na ngarkuar njëkohësisht edhe me përgjegjësi dhe obligime.
Arsyeja pse Allahu në këtë ajet e ka përdorur fjalën "fereshnaha-e kemi shtruar" për Tokën, e jo e ndërtuam, siç e përmendi për qiellin, është se qielli i ngjason ndërtimit të një shtëpie, e pasi ajo të ndërtohet, atëherë i vjen radha shtruarjes së saj me mobile, tepihë etj. Ky është mendim i Fahru Rraziut.(3)
Në anën tjetër, Sejjid Kutbi thotë se me fjalën 'fereshnaha' nënkuptohet, kujdesi, qetësia dhe ngrohtësia hyjnore ndaj njeriut. Sepse Allahu xh.sh., si kujdestar dhe mbikëqyrës yni, u kujdes që të na e përgatisë e të na e bëjë të përshtatshme jetesën në këtë tokë.(4)
49. Dhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar dy palë, (mashkull e femër), që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
Edhe ky ajet flet për një mrekulli shkencore, e cila ka qenë shkas që shumë mendje të mëdha njerëzore të gjejnë rrugën e dritës e të udhëzimit. Natyrisht, fjala është për eminenca nga sfera e shkencave ekzakte, sepse ata ishin në gjendje që në bazë të eksperimenteve të tyre të vërenin gjurmët e Krijuesit në këtë madhështi të krijimit.
Në Kuranin famëlartë hasim edhe në disa ajete të ngjashme sikur ky, që flasin për faktin se Allahu xh.sh. çdo gjë në këtë ekzistencë e krijoi në çift, ose ia krijoi edhe palën e kundërt, si, për shembull, ajeti 36 i sures Jasin: "Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet, nga ajo që mbinë prej tokës, nga vetë ata (njerëzit), dhe nga ajo që ata nuk e dinë!"
Për shembuj të tillë kanë dhënë mendimet e tyre edhe shumë prej mufesirëve të mëdhenj, si në të kaluarën ash tu edhe sot, pra nëpër librat e tefsirit, dhe kanë përmendur faktet si: dita-nata, drita-errësira, mashkulli-femra, dielli-hëna; deti-bregu; vdekja-jeta, e mira-e keqja; imani-kufri; lumturia-vuajtja; Xheneti-Xhehenemi etj.
Ndërsa, nëse këtij ajeti i qasemi nga aspekti shkencor, do të shohim se ky koncept i çiftit ose i palës së kundërt ka një kuptim shumë të gjerë dhe shumëdimensional. Krejt kjo falë shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili në një teori të tij kishte konstatuar se materia është e krijuar në çift. Për këtë zbulim të tij në vitin 1933 ai fitoi çmimin Nobel në fizikë. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Pra çdo grimcë ka anti-grimcën e vet me ngarkesë të kundërt…
50. Andaj, ikni (nga dënimi) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
Pasi që i Lartmadhërishmi solli argumente të qar ta për plotfuqishmërinë e Tij, në ndërtimin e qiellit, rregullimin e Tokës, që të ishte e përshtatshme për jetesë, dhe gjithashtu na e bëri të qartë se çdo gjë që krijoi në këtë ekzistencë e krijoi në çift, atëherë nuk mbetet ndonjë arsye që të dyshohet se Ai është Krijuesi i Vetëm dhe i Pashoq, si dhe mbikëqyr çdo proces të kësaj ekzistence. Ajeti në fjalë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i nxit njerëzit që me besim të pastër e të dëlirë të kthehen te Zoti i tyre. Shprehja: "Ikni (nga dënimi) drejt (shpërblimit të) Allahut", është një thirrje vetëdijesimi për njerëzit, pra se nuk ka vendstrehim më të sigurt sesa pranë mëshirës dhe qetësisë shpirtërore që jep besimi në Allahun xh.sh. Ky ishte misioni i vër tetë i të Dërguarit a.s., që njerëzit t'i nxirrte nga errësira e kufrit në dritën e imanit, sepse ishte dërguar nga I Madhërishmi, si paralajmërues dhe tërheqës i vërejtjes, si dhe të mos pasohej rruga e djallit të mallkuar.
51. Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!"
Ky ajet na fton që haptazi të distancohemi nga shirku-idhujtaria, apo edhe adhurimet e kota. Vetëm ai që beson në atë çka i ka zbritur nga Allahu, të Dër guarit a.s., zemra e tij, do të shkrihet në valët e imanit të pastër. Përndryshe, s'ka për ta përjetuar ëmbëlsinë e besimit dhe mëshirës. Pikërisht, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve dhe për t'i paralajmëruar ata për humbëtirën që i pret në botën tjetër, pra nëse nuk besojnë në Zotin e tyre, u dërgua edhe Muhamedi a.s., si mëshirë e dhuruar nga ana e Mëshiruesit Mëshirëmadh. Përsërit ja e pjesës së fundit të këtij ajeti, ashtu siç ishte në ajetin paraprak, vërteton edhe një herë se Muhamedi a.s. ishte dërguar si një tërheqës i vërejtjes, për të gjithë ato mendje e zemra që kërkonin dritën, dashurinë dhe besimin në Allahun e Lartmadhërishëm.
Porosia e këtyre ajeteve: (47-51)
- Nëpërmjet këtyre ajeteve edhe njëherë vërtetohet bindshëm Njëshmëria absolute e Allahut xh.sh., se: Ai është që e krijoi qiellin dhe e zgjeron atë vazhdimisht, Ai është që e shtroi tokën dhe e bëri të përshtatshme për jetesë, dhe Ai që krijoi nga çdo gjë çift. Prandaj, sigurisht se Ai është në gjendje që edhe t'i ringjallë të gjitha krijesat, (pas vdekjes së tyre), e në mesin e tyre edhe njerëzit, që t'i marrë në llogari për veprat e tyre.
- Në Kuran ka qindra ajete që thërrasin në meditim e studim të thukët të ambientin që na rrethon. Sepse ky Kuran nuk iu shpall një populli të caktuar, por është shpallje për mbarë njerëzimin, siç dëshmon edhe ajeti i parë i zbritur nga Kurani: "Lexo!", - e i cili i drejtohet njeriut e jo një pjesëtari të ndonjë populli të caktuar. Dh, ky njeri mund të jem unë, ti, ai, dhe ata... Dhe, edhe ftesa për vrojtim të gjithësisë, të yjeve, galaktikave dhe qiellit sipër nesh, nuk është e rastësishme. Umeti islam është umeti i përzgjedhur, që t'i jetësojë në praktikë porositë kuranore, për t'u renditur në piedestalin e dijes botërore, aty ku natyrshëm edhe e ka vendin. Ajeti i 47-të i kësaj kaptine, që flet për fenomenin e zgjerimit të qiellit, vetëm në shekullin e XX të u vërtetua edhe shkencërisht, dhe i mahniti qindra-mijëra shkencëtarë që insistonin me ngulm se universi ishte statik dhe i pandryshueshëm.
- Planeti ynë, Toka, është shtëpia dhe foleja jonë. Atë Allahu e bëri të përshtatshme për ne dhe gjallesat e tjera, dhe çdo gjë në këtë planet është në shërbim të një riut. Mjafton vetëm ky fakt që njeriu të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Krijuesit të tij.
- Allahu i Plotfuqishëm çdo krijesë që e krijoi, e bëri në çift, mashkull dhe femër. Madje edhe grimcat më të imëta të atomit kanë pozitivin dhe negativin. Edhe kjo dëshmon thellë për madhështinë krijuese të Allahut Fuqiplotë.
- Ai që dëshiron kënaqësinë e Allahut duhet të pasojë rrugën e udhëzimit, të cilën e trasuan të Dërguarit e Allahut. Adhurimi i sinqertë çon në lumturi të përbotshme, kurse mohimi i këtyre të mirave në zjarr. (Allahu na ruajt nga përfundimi i tillë!)
(Vijon)
____________________________________
(1) Tefsiri i Ibn Kethirit, Rijad, 1999. vëll. VII, f. 424.
(2) Paul Davies, Superforce: The Search for a Grand Unified Theory of Nature, f.4. (Më gjerësisht shih: Harun Yahya, Krijimi i Universit, 2012, f. 32.).
(3) Fahru Rraziu, Mefatihu-l Gajbi, vëll. XXVIII, f. 227.
(4) Sejjid Kutb, Fi Dhilali-l Kuran, Kajro-Bejrut 2003, vëll. VI, f. 3385.
Sabri Bajgora