Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e rregullt

 


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari, dr. Valon ef. Myrta.
Pas leximit dhe aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Këshilli shqyrtoi raportet dhe informacionet lidhur me dëmet e shkaktuara nga zjarri në Xhaminë e Dardanisë, si dhe dëmet e shkaktuara nga erërat e forta në Xhaminë e Rashkocit.
Lidhur me këto raste, u diskutua për gjendjen aktuale, vlerësimin e dëmeve dhe masat që do të ndërmerren për sanimin dhe rikthimin e objekteve në funksion.
Këshilli po ashtu shqyrtoi edhe pika të tjera të rëndësishme dhe mori qëndrimet përkatëse në përputhje me rregulloret dhe kompetencat institucionale.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Përurohet projekti i mobilimit të bibliotekës së Xhamisë “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë