Qendra komunitare në Minesota organizon takim për njohjen e fqinjëve myslimanë

 


Hopkins Activity Center në qytetin Hopkins të Minesotës organizoi një aktivitet informues me synim njohjen më të mirë të kulturës, besimeve dhe përvojave të komunitetit mysliman në SHBA.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, aktiviteti me titull "Njihuni me fqinjët tuaj myslimanë" u zhvillua më 16 korrik dhe iu dedikua veçanërisht të moshuarve. Takimi përfshiu një sesion edukues dhe bashkëbisedim, ku pjesëmarrësit patën mundësi të mësonin më shumë rreth besimeve, praktikave fetare dhe historisë së myslimanëve.
Organizatorët thanë se qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i urave të mirëkuptimit dhe nxitja e dialogut mes banorëve të komunitetit. Gjatë takimit u trajtuan tema që lidhen me përbërjen demografike të myslimanëve në SHBA, termat bazë të fesë islame dhe rolin e komunitetit mysliman në shoqërinë e Minesotës.
Takimi është pjesë e përpjekjeve lokale për të nxitur komunikimin dhe njohjen mes grupeve të ndryshme fetare dhe kulturore, duke krijuar hapësira për dialog dhe bashkëjetesë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Përurohet projekti i mobilimit të bibliotekës së Xhamisë “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë