Të jetosh me Muhammedin (alejhi selam)

Të qenët i vetëmjaftueshëm, i dashur e i nevojshëm për të tjerët ka vetëm një kahje drejtë të cilit janë drejtuar njerëzit e mençur dhe të gjithë ata të cilët i kanë thirrur mendjes

Po këta njerëz janë ata të cilët ndryshuan botën (pas të dërguarve të Zotit), ishin nga ata të cilët populli i dëgjonte, pushteti kërkonte këshilla prej tyre, bota i njihte dhe do të vazhdojë t’i njohë ata për të mitë derisa të thotë Zoti xh.sh. (xhe’le sha’nuhu) se ka mbarur të përkujtuarit e tij në mendjet e njerëzve për këtë botë.

Është interesant fakti se kur ata filluan të mendojnë si duhet e të ndërtojnë veten, mu në atë kohë e kanë njohur shumë mirë Muhammedin a.s. (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të). Njohja e tij paraqet edhe njohjen e vetes si mysliman. Kjo gjendje vërtetë e ndërton njeriun.

Paramendoni se si do të ishte jeta juaj sikur të jetosh “bashkë me të”. Paramendoni se sa e ëmbël do të ishte jeta të ishe mashkë me të në veprën tënde të mirë.

Kur themi të jetojmë me të nuk kemi për qëllim t’i ftojmë njerëzit në fantazinë e udhëtimit në kohë mbrapa në vitet kur ai jetonte. Kështu, sepse një gjë e tillë mund të mos jetë e mundur. Mirëpo, “me të jetohet” atëherë dhe vetëm atëherë kur e njohim mirë atë.

Shpesh herë na ndodh që një shok, vëlla, i afërt apo një i panjohur na pyet se a e njohim këtë ose atë dhe përgjigjja jonë është varësisht se a e kemi parë ndonjëherë apo jo, ose edhe a e kemi njohur atë “dikushin”. Por, për Muhammedin a.s. çështja është ndryshe. Në kohën tonë atë askush nuk e ka parë e kur i pyet muslimanët se a e njeh Muhammedin a.s. përgjigja është shumë e thjeshtë: po si nuk e njoh! E njoh edhe mirë bile. Kjo e fundit do të ishte përgjigjja më e dashur për të gjithë ne, por fatkeqësisht rrallë kush do ta kishte atë të drejtë të ketë një përgjigje të tillë. (E njoh edhe mirë bile).

Njerëzit jetojnë me Akilin e Greqisë, me legjendat e tij, Jetojnë me Hektorin e Trojës si atdhedashës shumë i madh, jetojnë me Naim Frashrin, jetojnë me Tagorën; të jetojnë me gjithë këta njerëz, historia e të cilëve është e mundur të jetë shumë e fryrë e nuk mundkan të jetojnë me Muhammedin a.s. të cilin All-llahu Fuqiplotë e ka ngritur aq shumë sa edhe e ka bërë njeriun më të dashur të Tij? Të jetosh me njeriun të cilin edhe merimangat e respektojnë duke endur fijet e tyre me mbishkrimin “Muhammed” (në origjinal), të jetosh me të ku disa prej pemëve e perimeve janë shumë të kënaqura dhe me fat që Zoti ka dashur që në ta të shkruhet emri i tij, të jetosh me atë që pa e besuar atë nuk llogaritesh besimtar i musliman; duke gatur parasysh këto gjëra duhet të jemi krenar se jemi ummet (popull) i tij dhe me gjithë mundin të mundohemi të jetojmë me të.

Si jetohet me të?

Forma më e mirë e jetës dhe e vetmja për një jetë të begatë është jeta me praninë e tij në zemrat tona. Vet prania e tij në zemrën tonë e jo vetëm në fjalë, shpreh dashurinë tonë ndaj tij dhe dëshirën për të jetuar me të në amshim. Më të njeriu jeton duke e dashur atë me gjithë zemër dhe duke ndjekur sunnetin (veprën, misionin) e tij. Me të jetohet edhe në namaz. Në namaz njeriu jeton me Muhammedin a.s. duke medituar se është duke falur namazin pas tij, duke e menduar atë udhëheqës tëndin në çdo lëvizje që e bën në namaz (falje).


Hevzi Zeqiri



* * *



Të jetosh me Muhammedin alejhi selam


Sa i përket shëmbëlltyrës së pejgamberit alejhi selam, ai ishte njeriu më zemërgjerë, më me ndikim në tokë dhe njëherit edhe si mëshirë për gjithë botët.
Ai respektonte më të vjetrit, mëshironte të vegjlit, e respektonte të varfrin, i donte jetimët, e shumë çka mund të flitet për të, por përveç kësaj ai alejhi selam po ashtu mëshironte edhe kafshët sa që thoshte: ”Ato(kafshët) nuk duhen ngarkuar së tepërmi”.

Të flasësh për pejgamberin alejhi selam është një nderë dhe kënaqësi duke e shikuar në aspektin se ke të bësh me njeriun më të merituar për bartjen e mesazhit hyjnor, në fundin e botës.

Tani kemi të bëjmë me thelbin e temës.
A thua vallë a jetojmë ne me Muhamedin alejhi selam?!
Kësaj pyetje do t’i përgjigjem për faktin se kemi të bëjmë më realitetin aktual.
Një ditë krejt pa pritur mu kujtuan ca gjëra, sa që më prekën në zemër dhe më çuan në një meditim që rezultati i saj s’ka dyshim se do të ishte pozitiv.

Në atë moment hutie, mu kujtua se Pejgamberi alejhi selam i ka respektuar më të moshuarit dhe ka thënë që t’i respektojmë prindërit tanë.

Kur menjëherë pyeta veten se sa unë e përfilli këtë urdhër,dhe po atë çast mu shfaq Xheneti dhe Xhehenemi si dy gjëra abstrakte dhe u ndala e mendova: Nëse unë veproj sipas urdhrit atëherë do ta kënaqi Allahun, do të veproj mirë, me drejtësi dhe do t’i gëzoj prindërit, ku pa dyshim se fundi im do të ishte në Xhenet. Mirëpo Xhehenemi ishte prezent dhe qëndronte aty pranë me një skaj, kur ja po më afrohet dhe po më thotë: Nëse ti nuk vepron sipas urdhrave të drejtësisë, atëherë ndëshkimi do të jetë meritë për ty. Kështu më kaploi frika dhe mendimi m'u kahëzua në të mbarë.

Edhe pse gjithë kjo, a thua a mjafton me kaq?
Jo,por kjo është vetëm një fillim i mbarë.

Detyrat që na i përcaktoi Allahu xh.sh dhe pejgamberi alejhi selam, ne ndoshta nuk po ia japim hakun dhe prapë nuk po arrijmë që vërtetë të jetojmë me Muhamedin alejhi selam dhe nuk po arrijmë qe pejgamberi alejhi selam të jetë në ç’do moment të mirë dhe të vështirë të jetës sonë...!

Pejgamberi ne na quajti vëllezër, a thua si e emërtojmë ne atë?!
O vëlla i dashur, Allahu e zgjodhi Muhamedin alejhi selam profet dhe përmes tij e përcolli mesazhin hyjnor, i cili është mesazhi i vetëm i drejtë dhe i vërtetë. E nëse nuk jetojmë me të, me kë tjetër do të jetojmë?!.

Andaj të jetojmë, të jetojmë…!!!


Valbon Rushiti



* * *



Të jetosh me Muhammedin alejhi selam


Muhammedi alejhi selam është drita e popullit dhe secili musliman do të dëshironte të jetonte me të, ta përqafonte atë, t’i dëgjonte ligjëratat e tij, këshillat e tij, të ulet së bashku me të, të udhëtonte me të, etj.

Këtë kënaqësi e kishin të parët tanë,shokët e Muhammedit alejhi selam, mirëpo edhe pse ne nuk e kishim atë fat, kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të jetojmë me Muhammedin alejhi selam.

Të jetuarit me Muhammedin alejhi selam nuk do të thotë të jesh prezent para tij, mirëpo këtë mund ta bësh duke i ndjekur gjurmët e tij, sunnetin e tij, të kesh frikë Allahun xh.sh., etj.

Shumë musliman në kohën bashkëkohore e kanë humbur veten, e janë bërë pre e injorancës, është dobësuar feja, e pak e njohim atë alejhi selam.

Në shtëpitë e muslimanëve ka shumë idhuj, dëgjohet muzikë, shikohen gjëra të papëlqyera, mirëpo kjo bëhet nga ajo se ne nuk jetojmë me të dërguarin e Allahut xh.sh…!

Ata të cilët jetojnë me Muhammedin alejhi selam, me ta është Allahu xh.sh., sepse në shtëpitë e tyre lexohet Kur’an, falet Namaz, adhurohet Allahu xh.sh., etj.

Sikur Muhammedi alejhi selam të trokasë në derën tënde çfarë do të bësh?!
A do ta hapësh derën e ta ftosh Brenda, apo do të vraposh t’i largosh idhujt, e gjërat e urryera në Islam?!

O vëlla i dashur musliman, shoqëria jonë ku jetojmë sot, ka shumë nevojë që të jetojë më Muhammedin alejhi selam, ngase ai është shembulli më i mirë për ne.


Argjend Iseni


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme