Një dijetarë thotë:
- Të jesh i buzëqeshur është shenjë e besimit
- Të ankohesh për çdo njeri të bën mendjemadh
- Buzëqeshja dhe fjala e mirë janë armët e këtij shekulli
- Ndihmesa bëhet me të dhënë jo me të marrë.
- Arsyeja e çdo halli janë gjynahet
- Ndihma e vërtetë është buzëqeshja dhe fjala e mirë
- Po bëre mirë do të gjesh mirë
- Të lexosh një libër përfiton sa gjysma e asaj që mund të përfitosh nga një bisedë
- Trupi që ushqehet me haram e djeg zjarri
- Mendjemadhin nuk e do as Allahu e as njerëzit
- Ai i cili nuk ka frikë se mund të vdesë pa besim, vdes pa besim
- Nëse ti falë edhe Zoti yt të falë ty
- Çdo gjë që nuk ka vlerë për ahiretin i përket kësaj bote
- Dy gjëra e zbukurojnë njeriun, veset e mira dhe modestia
- Ai që ka sadopak mendjemadhësi në zemër nuk futet në Xhennet
- Në ahiret çdo njeri do të pyetet për çdo punë të tij
- Vesi i mirë është të shohësh gjithmonë të metat dhe gabimet tek vetja jote
- Allahu i Madhëruar nëse nuk donte të jepte, nuk do të kishte krijuar ndjenjën e të kërkuarit
- Mendoje çdo ditë si "ditën e fundit" dhe çdo namaz zi "namazin e fundit"
- Ai që e mendon vdekjen 20 herë në ditë vdes si shehid
- Ai që i thotë një harami sa e bukur, largë çoftë bëhet kafir
- Nderi i një njeriu është i pandarë nga dituria dhe veset e mira
- Ai që është modest as nuk ankohet për të tjerët e as të tjerët nuk ankohen për të
- Vesi i mirë është diçka shumë e bukur, kush e ka, pëlqehet nga të tjerët
- Fytyra e prishur dhe vetullat e ngrysura janë shenjat e jobesimtarit
- Arsyeja e arritjes së shumë të mirave është duaja e prindërve
- Ku ka ndonjë hall ose mosmarrëveshje është nga mosndjekja e rrugës së Islamit
- Besimtar është ai nga dora dhe fjala e të cilit nuk i vjen ndonjë e keqe askujt
- Kush bëhet modest si toka i arrin të gjitha të mirat
- Ka një ves që e shkatërron njeriun, ky është të dhënit urdhra