Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: "Disa njerëz do të vijnë Ditën e Gjykimit dhe imani i tyre do të jetë i pashëm. Drita e tij do të shndrit prej gjokseve të tyre dhe prej duarve të djathta të tyre. Kështu që do t’u thuhet atyre, `Përgëzim për juve sot!" Esselamu Alejkum dhe mirësi për ju! Hyni në atë (Xhennet) përherë! Kështu që Engjëjt dhe Pejgamberët do tua kenë lakmi për dashurin e All-llahut ndaj tyre!
Kështu që sahabet pyetën, `Kush janë ata, O i Dërguari i Allahut?`
Muhammedi (s.a.v.s) iu përgjigj: Ata nuk janë prej neve dhe ata nuk janë prej jush. Ju jeni shokët e mijë, ata janë të dashurit e mijë. Ata do të vijnë pas jush dhe do ta gjejnë librin (Kur’anin) të lënë anash dhe sunetin të mbytur prej tyre (njerëzve). Kështu që ata do ta kapin librin dhe sunetin dhe do t’i ringjallin ato. Pra ata do t’i lexojnë ato dhe do t’ua mësojnë ato (Kur’anin dhe Sunetin) njerëzve dhe ata do të përjetojnë në atë rrugë dënim më të ashpër dhe më të shëmtuar se sa ju (o sahab) që keni përjetuar.
Në të vërtet Imani i njërit prej tyre është i barabartë me imanin e 40 prej jush. Një shehid prej tyre është i barabartë me 40 shehid prej jush. Për arsye se ju keni gjetur ndihmues ndaj të vërtetës (Pejgamberin Alejhis selam) dhe ata nuk do të gjejnë ndihmues ndaj të vërtetës. Prandaj ata do të rrethohen nga Sundimtarët Tiran në çdo vend, dhe ata do të jenë në rrethinën e Bejt ul-Magdisit (el-Kudsit)....
Nusrah (fitorja) e Allahut do t’ju vijë atyre, dhe ata do ta kenë nderin e saj në duart e tyre." Pastaj ai (Alejhis selam) tha, O Allah! Dhuroju atyre Nusrah (fitore) dhe bëni ata prej shokëve të mijë të afërt në Xhennet. (Amin, Amin o i Dërguar i Allahut)