Pasi vdiq Ebu Bekri, Omeri mori kalifatin në dorë. Kur u bë kalif njerëzit menduan se ai do të ishte i ashpër, ngase njihej për vrazhdësinë e tij, e i tillë ishte edhe në kohën e Pejgamberit a.s., e madje edhe më i ashpër ishte në kohën e Ebu Bekrit. Por tani si do të bëhej halli kur u zgjodh kalif?!
Njerëzit u frikësuan nga Omeri, dhe filluan t'i shmangen rrugëve e mos t'i dilnin përballë në javën e parë të kalifatit. Me Ebu Bekrin kishte ndodhur e kundërta, edhe fëmijët i shkonin mbrapa dhe luanin me të në rrugët e Medinës, i ngjiteshin pas rrobave dhe i thoshin "o baba, o baba." Kur erdhi Omeri në krye të shtetit islam, pleqtë dhe të rinjtë e anashkalonin dhe fshiheshin nga ai kur ecte në rrugë. Kur Omeri e ndjeu këtë, u ngrit në mesin e njerëzve dhe mbajti një ligjëratë, ku paraqiti kuptimin e thellë të tij ndaj Islamit. Ndër fjalët që Omeri tha në këtë ligjëratë ishin edhe këto: "O ju njerëz! Jam informuar që ju frikësoheni prej meje. Dëgjojeni fjalën time. Kur isha me Pejgamberin a.s. isha rob dhe shërbëtor i tij, e Pejgamberi a.s. ishte njeriu më i butë dhe më bujar. Mendova ta vendosja ashpërsinë time pranë butësisë së Pejgamberit a.s., të isha shpatë e zgjatur në dorën e tij, nëse dëshironte me nxirrte nga këllëfi, e nëse donte me linte. Ai veproi si deshi, e unë isha ashtu tërë kohën pa ndryshuar, derisa e mori Allahu. Ai vdiq i kënaqur me mua. Pas tij erdhi Ebu Bekri, njëjtë veprova edhe me Ebu Bekrin, derisa e mori Allahu, dhe ai ishte i kënaqur me mua. Kurse, tani unë jam kalifi juaj, dijeni që ajo ashpërsi është dobësuar, por duhet ta dini që këtë ashpërsi timen do ta tregoj sërish kundër të gjithë mizorëve dhe të padrejtëve. Nuk do t'u hap rrugë të padrejtëve mbi të dobëtit.(1)
Për Omerin r.a. të ishte kalif nuk ishte thjesht post udhëheqës, pasi tek ai ekzistonte frika se të qenët kalif dhe përgjegjës i myslimanëve mund të ishte pengesë për të hyrë në Xhenet. Këtë parim shumë fisnik dhe shpirtëror u urojmë dhe u dëshirojmë të gjithë udhë- heqësve myslimanë.
Sipas Islamit të gjithë njerëzit janë të barabartë, sun duesit dhe të sunduarit, burrat dhe gratë, arabët dhe joarabët, të bardhët dhe të zinjtë. Islami i ka ndaluar të gjitha dallimet në mes njerëzve, dallimet racore, të ngjyrës, prejardhjes dhe klasës, të gjithë janë të barabartë sipas sheriatit. Implementimi i këtij parimi nga Omeri ofron dëshminë më të mirë për të. Kalifët e drejtë barazinë dhe drejtësinë e mbështesnin në urdhrat kuranore.(2)
Allahu i Madhëruar në Kuranin famëlartë thotë: "O ju njerëz! Vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërm jet vete, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."(3) (El Huxhurat, 13)
Shteti duhet të sigurojë mundësi për çdo person që kërkon të drejtat e tij, për t'i arritur ato në mënyrë të shpejtë dhe sa më të lehtë, pa i kushtuar atij ndonjë përpjekje ose para. Shteti duhet t'i parandalojë të gjitha mjetet që vendosin pengesa në rrugën e atij që i kërkon të drejtat e tij. Këtë e bëri Omeri r.a. Ai i hapi dyert për t'u mundësuar të gjithë njerëzve që ta merrnin të dre jtën e tyre, dhe ai vetë e mbikëqyri situatën e njerëzve, i mbrojti ata nga shtypja dhe vendosi drejtësi midis gu vernatorëve dhe popujve që i qeverisnin, duke mos u shqetësuar se kundër kujt bëhej gjykimi në këtë proces, qoftë ai armik i pasur apo i varfër.
Shembulli i drejtësisë së Omerit, bëri që t'i përfitonte mendjet dhe zemrat e njerëzve. Sipas tij drejtësia ishte mënyra praktike e thirrjes së njerëzve në Islam dhe e hapjes së zemrave të njerëzve për të besuar. Ai e ndoqi të njëjtën metodë si i Dërguari a.s., një mënyrë që bazo hej në drejtësi dhe që i mbronte të gjithë njerëzit. Suksesi i tij në nivelin praktikë ishte i paparë, si rezultat i kësaj, emri i tij u bë sinonim i drejtësisë dhe kushdo që lexon madje edhe pak për jetën e tij, vështirë se mund t'i ndan ato të dyja. Ai iu përmbajt shumë të vërtetës, aq shumë sa që veten dhe familjen e tij i ngarkoi më shumë sesa njerëzit e tjerë. Koncepti i takimit me Alla hun ishte i mbjellë thellë në mendjen e tij. Ai e kërkonte kënaqësinë e Allahut në të gjitha punët që bënte, para kënaqësisë së njerëzve. Ai i frikësohej vetëm Allahut, por jo edhe njerëzve.(4)
Omeri r.a. ishte i bindur se për të arritur në shkallët e devotshmërisë, për ta dëshmuar veten se i mbron parimet e drejtësisë dhe për t'i përfituar zemrat e njerëzve, mbështetja e tij duhet të jetë në Kuranin famëlartë dhe në porositë e Muhamedit a.s. Njëri prej qëllimeve të shtetit islame nën kalifatin e Omerit r.a. ishte që drejtësia dhe barazia të mbizotëronin, kurse padrejtësia, pabarazia të kundërshtoheshin dhe të eliminoheshin tërësisht.
Allahu në Kuranin famëlartë thotë: "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë, bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini frikë Allahun, se Allahu di hollësisht për atë që veproni"(5) (El Maide, 8)
Shtrirja e pushtetit gjatë sundimit të Omerit
Shumë shpejtë kufijtë e shtetit islam nën kalifatin e Omerit u zgjeruan në të gjitha anët. Omeri sundonte një pjesë të madhe të botës, ku kufijtë shtriheshin në Afrikë dhe Azinë Qendrore, deri në Azerbajxhan, duke për shirë këtu Shamin dhe Persinë. Kjo shtrirje e pushtetit nuk ndikoi në uljen e përgjegjësisë ndaj njerëzve që futeshin nën kalifatin e tij, përkundrazi, veçse e shtonte kujdesin si te vetë Omeri, por edhe te të gjithë të punësuarit në administratën e tij.
Mbrojtja e jomyslimanëve nga ana e Omerit r.a
Omeri r.a e kishte zakon që të ecte rrugëve të qytet it, për të parë nga afër gjendjen e banorëve. Me gjithë pushtetin e tij, kur pa në rrugë një lypës çifut që lypte për ta paguar xhizjen e shikoi atë me mëshirë të madhe dhe i tha: "E kemi marrë xhizjen prej teje sa ke qenë i ri, pastaj të detyrojmë që të lypësh në moshën e vjetër?! Jo pasha Allahun!" Pastaj dha urdhër që t'ia kthenin atë që e kishte paguar dhe t'i jepej atij dhe të gjithë ithtarëve të librit pension nga buxheti i shtetit.(6) Omeri r.a në udhëheq jen e tij i la të lirë njerëzit që të zgjidhnin mes fesë Islame dhe qëndrimit të tyre në fenë e tyre. Ai që pranonte fenë islame, bëhej një nga anëtarët e saj me të drejta dhe dety rime, ai që mbetej në fenë e tij, ngarkohej me një tatim të vogël "xhizje", për ata që ishin në moshë madhore. Bënin përjashtim gratë, pleqtë, fëmijët, por edhe kategori të tjera që liroheshin nga xhizja. Kjo bëri që Omeri t'i përfitonte zemrat e jomyslimanëve në pushtetin e tij.(7)
Omeri r.a pranoi vendimin e kadiut në favor të çifutit
Në Medine jetonte një çifut, i cili kishte një stallë kuajsh. Omeri r.a një ditë deshi ta blinte një kalë. Kërkoi nga çifuti një kalë dhe ai i dha një me të meta. Omeri r.a e mori ta provonte, por kalit iu thye këmba. Çifuti kërkoi çmimin e kalit, por Omeri ia bëri me dije që ende nuk e kishte blerë. Çifuti këmbëngulte t'i merrte paratë. Shkuan te kadiu i quajtur Shurejh. Kadiu i tha Omerit r.a.: "O prijësi i besimtarëve, ose merre ata që ke blerë, ose ktheje ashtu siç e ke marrë" Omeri r.a buzëqeshi dhe tha: "Si është ndryshe gjykimi?!" Pastaj shtoi: "Po e marr. Falënderimi i takon Allahut për dre jtësinë në umetin e Muhamedit a.s.!"
Omeri r.a. gjykoi në favor të të krishterit përballë djalit të mëkëmbësit të Egjiptit
Pasi myslimanët çliruan Egjiptin, Omer ibën Hat abi emërtoi Amër ibën el Asin mëkëmbës të Egjiptit. Në Egjipt mbaheshin garat e vrapimit të kuajve dhe i biri i Amër ibën el Asit po garonte me një egjiptian të krishterë. Garën e fitoi egjiptiani, kurse i biri i Amërit e goditi me kamxhik në kokë egjiptianin dhe i tha: "Më munde mua, djalin e më të ndershmëve?!" Egjiptiani shkoi në Medine që t'i ankohej prijësit të besimtarëve për goditjen me kamxhik, ngase e njihte drejtësinë e Omerit r.a dhe e dinte se në sundimin e tij nuk i bëhet askujt e padrejtë.
Kur Omeri u njoftua për këtë, i dërgoi mesazh Amër ibën el Asit që të vinte në këmbë me të birin në Medine. Omeri ia dha kamxhikun egjiptianit dhe i tha: "Merre dhe godite birin e më të ndershmëve." Egjiptiani e goditi të birin e Amërit dhe mori hakun, pastaj Omeri i tha: "Drejtoja tani kamxhikun kokës së babit të tij." Egjip tiani i tha: "Unë rraha atë që më goditi." Omeri i tha: "Ai të ka rrahur me pushtetin e babait të vet." Pastaj iu kthye Amërit dhe i tha: "O Amër, kur i keni skllavëruar njerëzit, ndërsa nënat e tyre i kanë lindur të lirë?!"(8) Këto ishin raste individuale, kurse kalifi Omer gjykonte ose e pranonte gjykimin në favor të jomyslimanëve. Nuk ishin të pakta rastet, ku përveç myslimanëve vinin edhe jo myslimanët për të kërkuar ndihmë, gjykim apo mendim të kalifit Omer r.a., sepse tashmë ishte përhapur lajmi se, udhëheqësi i myslimanëve gjykon drejt. Mjaftonte të paraqitej ndonjë person, për t'u ankuar te kalifi Omer, dhe t'i sillte argumentet se vërtet i është bërë ndonjë pa drejtësi, kudo qoftë, në familje, në biznes apo fusha tjera, e që kalifi Omer menjëherë të ndante drejtësinë. Me fjalë të tjera populli e dinte se kush ndanë drejtësi.
______________________________________________
(1) Amër Halid, Katër kalifët e drejtë, fq. 85,86. Prishtinë, 2009. (2) Dr. Ali Muhamed Sallabi, Biografia e Omer ibën el Hattabit, f. 104. (3) Kurani, Përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti. (4) Dr. Ali Muhamed Sallabi, Biogra fia e Omer ibën el Hattabit, f. 102. (5) Kurani, Përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti. (6) Amër Halid, Katër kalifët e drejtë, fq. 98. Prishtinë, 2009. (7) Bajrush Ahmeti, Historia Islame 2, fq. 66. Prishtinë, 1997. (8) Amër Halid, Katër kalifët e drejtë, fq. 103. Prishtinë, 2009.
Fari Lika