Qendra e Mbretit Salman për Ndihmë nënshkruan program ekzekutiv të përbashkët për kujdesin ndaj jetimëve me BI të Kosovës

 


Qendra e Mbretit Salman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nënshkroi një program ekzekutiv të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës, për zbatimin e projektit të kujdesit ndaj jetimëve në 29 komuna të Kosovës për vitin 2026, nga i cili do të përfitojnë 700 jetimë.
Programin e nënshkroi së pari ndihmës-mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës për operacione dhe programe, inxhinier Ahmed bin Ali al Baiz, ndërsa pas tij nënshkroi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Menaxheri i projektit, Besim Mehmeti, njëherit shefi i kabinetit, njoftoi për ecurinë e deritanishme të programit dhe detajet e zbatimit të tij, duke theksuar se struktura e ndihmës do të përfshijë shpërndarjen e kujdestarive mujore për familjet e jetimëve, organizimin e udhëtimeve argëtuese, si dhe sigurimin e çantave shkollore dhe veshjeve dimërore për fëmijët përfitues në të gjitha komunat e përfshira në projekt.
Gjithashtu, ai njoftoi se numri i jetimëve përfitues ka njohur rritje të vazhdueshme: nga rreth 500 jetimë të mbështetur në periudhën 2024-2025, projekti pritet të arrijë tani në 700 përfitues për vitin 2026 - një shtim që reflekton zgjerimin e vazhdueshëm të mbulimit dhe rritjen e mbështetjes financiare të siguruar nga Qendra e Mbretit Salman.
Kjo vjen në kuadër të përpjekjeve humanitare dhe të ndihmës që ofron Mbretëria e Arabisë Saudite përmes krahut të saj humanitar, Qendrës së Mbretit Salman për Ndihmë, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)