Myftiu Tërnava priti në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, z. Mustafa Babür Hızlan

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Mustafa Babür Hızlan.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava dhe z. Hızlan biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Turqisë, duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë. Po ashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe diskutimi për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, si arsimi, kultura, trashëgimia fetare dhe zhvillimi i projekteve që kontribuojnë në të mirën e komunitetit dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve të Turqisë me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë, z. Mustafa Babür Hızlan, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e tij edhe në të ardhmen.