Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, nën kryesimin e kryetarit, dr. Valon ef. Myrta.
Pas leximit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan projektbuxhetin për vitin 2027.
Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për veprimtarinë e Këshillit, për të cilat u morën qëndrimet dhe vendimet përkatëse, në përputhje me rregulloret në fuqi dhe kompetencat institucionale.

Nuk ka artikull pas ketij.