Portokalli...
Portokalli, përmban shume vitamine C dhe shumë vitamina dhe minerale të tjera të rëndësishme!
Por portokallet janë të vlefshme për një arsye tjetër: ata përmbajnë hesperidin, një substancë që ndihmon gratë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Portokalli duhet të hahet me lëkurë sidomos ato biologjike ...e jo ato qe jane trajtuar me kimikate sepse vetëm te lëkura gjenden ato substanca që përmbajne substanca phytochemicals të rëndësishme, të tilla si flavanones, minerale, vitamina dhe një mori të elementeve natyrore, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje. Pjesa e bardhë nën lëvore nuk duhet hedhur poshte ,ajo quhet albedo dhe duhet ngrene edhe ajo.
Kjo pjesë është me të vërtetë e çmuar, për zemër, mëlçi, për të mbajtur arterien tonë të pastër ...
Diabetikët duhet të hanë portokall (sasia 100g) Portokalli është pak laksativ dhe pastrues. Bebet të cilët janë ushqyer me shishe mund të pijë tre luge ne ditë lëng portokalli. Për gratë që kanë këmbë të rënda, për të parandaluar celuliti dhe artritin, portokalli është një aleat i vlefshëm.
Portokalli gjithashtu ul kolesterolin e keq dhe ruan lart ate te mirin duke tentuar te zmbrapsi presionin e gjakut tonë. Portokalli në fund është i dobishme për njerëzit që kanë probleme me deje dhe kapilare te brishtë në krah dhe kembe...
Qepa
Qepa me nje shije të veçanta e të këndshme, qepa shpesh përdoret si një bazë për supat, rizotot, mishrat dhe salcat.
Megjithatë, kjo aromë ne kuzhine qe përdoret në të gjithë botën ka edhe disa veti të dobishme.
Qepa ne rralle te pare ka një vlerë të konsiderueshme ushqyese, për shkak të pranisë së kripërave mineral...e dhe vitaminave(veçanërisht C), por gjithashtu përmban disa enzima të cilat ndihmojnë tretjen dhe stimulimin e metabolizmit.
Tek ajo gjenden gjithashtu (squfur, hekur, kalium, magnez, fluori, kalcium, mangan dhe fosfor), flavonoids (nga diuretik) dhe glukokinina, një hormon që ka veprim anti-diabetik.
Në fushën e dermatologjise, qepa mund të përdoret si një antibiotik dhe antibakterial, thjesht duke hedhur lëng qepe në vendin per dezinfektim. Po te perzihet me mjalte e te behet gargare ne fyt ndihmon kunder acarrimit te bajameve. Ky lëng përdoret edhe si diuretik dhe pastrues dhe rekomandet per ata që vuajnë nga tromboza, sepse lëngu lehtëson qarkullimin e gjakut.
Nje veprim i njohur eshte edhe hypoglycemia te qepa e cila ul nivelin e glukozës në gjak dhe mundëson një reduktim në dozen e insulinës në njerëz që kanë nevojë për te. Vetitë terapeutike të qepës janë gjetur edhe në njerëzit që vuajnë nga dispepsi, ne kete rast duhet te hani qepe te gatuar,edhe nëse kjo ka vlerë më pak ushqyese se e para,kjo keshillohet te perdoret nga persona qe kane djegje ne stomak nga qepa.
Kombinimi i brokolit dhe domates
Hulumtimet e fundit nga Illinois dhe universiteti Ohaios kane gjetur se domatja kombinuar me brokolin në dietën e përditshme është më efektive në reduktimin e rritjes kanceroze, tumorit të prostatës sesa domateja ose brokoli i ngrënë vetëm.
Edhe për ata që nuk kanë kancer ne prostat ...ka prova në rritje se domate e kombinuar me brokolin në dietën tuaj të përditshme mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës dhe kontraktimeve të tjera.
Hulumtuesit krahasuan efektin e vetem te domates dhe efektin e vetem te brokolit duke i shtuar në dietë e minjve dhe duke i krahasuar keto me efektet e nje kombinim të domates 10% dhe 10% te brokolit .Ata zbuluan se domatja dhe brokoli te kombinuar veprojne ne një mënyrë plotësuese duke ulur ndjeshem tumorin nga më shumë se gjysma. Pritet që këto rezultate të shkëlqyeshme qe u arrihen me minjte mund të përsëriten të njerëzve.
Domatet përmbajnë karotenoid domate, një luftëtar i njohur kanceri, por edhe mijëra phytochemicals te ndryshme të cilat stimulojnë veprimtarine anti-kancer në trup. Gjithashtu brokoli, një anëtar i perimeve cruciferous, përmban komponimet e sulfurit që jane te njohura per një mekanizëm që vonon rritjen e kancerit. Duke i kombinuar këto dy perime të njohura së bashku ato japin një efekt të fuqishëm anti-kancer.
Kanceri mund të zhvillohen kur trupit i mungon substanca kritike. Këto substanca mund të gjenden në lloje të ndryshme të perimeve dhe frutave dhe janë metabolikisht thelbësore për mbrojtjen normale të trupit.
Prandaj është thelbësore që të hani një shumëllojshmëri të ndryshme të frutave dhe perimeve se ato përmbajnë veti ushqyese të cilat punojnë së bashku në sinergji qe te bejne te mundshme efektet mbrojtës. Ta themi thjesht, të hahet një shumëllojshmëri e frutave dhe perimeve të përgatitura në mënyra të ndryshme do të ju jap shansin më të mirë të mbijetesës ndaj kancerit, parandalimin dhe shëndet të mirë.
Fiku
Studiuesi arab Ibn el-Qayyim ka shkrusjtur per fikun ne punen e tij studimore "Mjekësia profetike". Ai ka thene se nuk eshte permendur fiku ne sunetin e profetit kjo per arsye sepse nuk kishte fiq në vendin e Hijaz dhe Medinës.
Kjo është për shkak të kushteve te tokes qe i nevojitet fikut te rritet .
Megjithatë, ai ka ...thonë se fiku eshte permendur ne Kur'an për të identifikuar përfitimet e dallueshme shëndetësore në mesin e frutave të tjera: "Pasha fikun dhe ulliri." [95:1] Kuran
Ibn al-Qayyim ka thene gjithashtu se fiqte janë më të ushqyeshëm se të gjitha frutat e tjera, që ata duhet të jenë të pjekur dhe te qeruar përpara se të hahen, dhe se lloji më i mirë i fikut eshte i bardhi. Ibn al-Qayyim ka thene se nqs hahen fiq të freskët mund të parandalojne zhvillimin e urotoxicity (cilësi e urinës toksike), dhe mund të pastrojne veshkat dhe fshikëzën,gjithashtu mund te kemi perfitime në fyt, gjoks dhe trake.
Ai përmendi se fiqte e thata janë të dobishme për nervat dhe se mund te hahen kombinuar me bajame dhe arra me stomak bosh në mëngjes ,gje qe mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm në hapjen e kanalit ushqyes (një tunel që kalon nëpër trupin, nga goja deri në fund të zorrës).
Fiqte janë të pasura me kalium, kalcium, magnez dhe hekur, dhe janë një burim i shkëlqyer i polyphenols (kimikateve bazë bimore qe mendohet se luajne nje rol në luftën kundër sëmundjeve). Hulumtimet kanë treguar se kanë fiq jane cilesuar si ushqime superiore me antioksidantë qe permbajne dhe janë një nga ushqimet e thata me te shëndetshme.
Ato përmbajnë një substancë të quajtur Psoralens që, kur kombinohet me ekspozimin në dritë ultravjollcë, është i suksesshëm në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të lëkurës dhe Limfoma. Shërbime të tjera shëndetësore të fiqut janë: Lloji i fibrave te gjetur në fiq mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit duke ngadalësuar tretjen dhe absorbimin e sheqernat në ushqime.
Fiq gjithashtu mund të luajë një rol në humbje peshe, si dhe fibrat qe ajo permban ndihmonjne njerëzit të ndjehen të plotë dhe më të shpejtë dhe ngadalëson përthithjen e kalorive. .
Fiqte janë shume alkaline, duke i bërë ata të dobishme në balancimin pH e trupit...
Hudhra
Hudhra është një nga ushqimet natyrore me mbreselenese dhe me vetite e saj të fuqishme antibiotike, antibakteriale, antivirale dhe
anti-fungale është një ushqim që ju duhet ta hani çdo ditë.Komponimet
e sulfurit i japin erën hudhës dhe ne shije janë përgjegjës për shumë nga vetite e saj shëndetësore. Një nga këto komponime është allicin, e cila mendohet të jetë një nga antioksidantët me te fuqishem. Hulumtuesit
zbuluan se si allicini krijon një antioksidant i fuqishëm
që reagon shpejt ne radikalet e lira qe jane te rrezikshme në trup, më shpejt se
çdo antioksidantë tjeter.Hulumtuesit kanë gjetur se allicin është i lidhur me luftimin e kancerit. Kur
alliinase dhe alliin (dy komponente që konvertohen ne allicin) ishin
injektuar në nje qelize tumoriale, nuk eshte se vetem depërtuan per edhe vrane qelizen.Sipas
hulumtimit, njerëzit që hanë hudhëra dhe qepë (një anëtar i
familjes iafërt me hudhër) kane mbrojtje me te larte nga të paktën pesë
forma të kancerit, duke përfshirë egzofakun, zorrën e trashë, gjirin, stomakun dhe kancerin e prostatës. Rreth
tridhjetë studime kanë treguar se hudhra ka disa efekte
kancer-parandaluese, në veçanti për prostatën dhe të kancerin e stomakut.
Reduktimi i rrezikut të zemrës
Disa studime sugjerojnë se hudhra ka efekte shumë të dobishme në zemër. Ajo ndihmon për të nxitur relaksim dhe zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që përmirëson rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin. Kjo
mund të ndihmojë për të parandaluar hipertensionit, një formë
potencialisht vdekjeprurëse e tensionit të lartë, si dhe sulmin ndaj
zemrës dhe goditjen në tru.
Hudhra sherben per :
* Kolesterol te ulet
* Tension të ulët
* Ndihmon per te mbajtur gjakun e hollë, duke zvogëluar rrezikun e mpiksjes se gjakut
* Homocysteine është një amino acid në gjak, dhe mendohet të luajë një rol kyç në rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Lufton infeksionet virale
Hudhëra punon si një antibiotik kundër viruseve dhe baktereve në trup. Studimet
kanë gjetur se është efektive në vrasjen e rezistencës
antibiotike-bakteriale, duke përfshirë MRSA, por ndryshe nga antibiotikët, ajo është një
produkt absolutisht e sigurt për t'u përdorur.
Hudhër, si ushqim duhet te hahet e fresket .Ajo duhet të jetë e grimcuar apo e copëtuar në
mënyrë që të stimulojë procesin që konverton alliin në allicin.
Pasi
hudhëra është e prerë, kompleksi në hudhër e humbet potencën
shpejtë dhe praktikisht do të zhduket brenda rreth një orë. Prandaj hudhërat ne forme pluhuri ose te thata përmbajnë substanca shumë pak ose aspak të dobishme.Pra, mënyra më e mirë për të ngrënë hudhër është që të përdorin atë gjithënje të freskëta. Priteni hurdhën ose shtypeni atë, prisni disa minuta qe reagimi të ndodhë, dhe pastaj hajeni ate...
Karrota
Dy studime të veçanta kanë treguar se gratë që hanë një dietë të pasur me karotenoids rrezikojne me pak nga kanceri i gjirit. Këto studime të reja jane prova në rritje se substancat që u japin frutave dhe perimeve të tyre ngjyre të verdhë, portokalli dhe ngjyrat e kuqe mund të ofrojë mbrojtje të kancerit të gjirit te gratë në çdo fazë të jetës, madje edhe ata që kanë mbijetuar tashmë kancerin e gjirit.
Studimi i parë shqyrtoi dietat e grave me një formë vdekjeprurëse te kancerit të gjirit. Në mesin e 5450 grave postmenopauze qe u studjuan gjatë një periudhe 8-vjeçare, ato që kishin konsumuar perime më karotenoid-kishin prere rrezikun e kancerit të gjirit pothuajse gati në gjysmë.
Studimi i dytë në grupet e grave me të gjitha fazat e kancerit të gjirit nga ato me kancer të gjirit ne fazë të hershme deri tek ato që kishin një përsëritje të sëmundjes.
Studimi arriti në përfundimin: "ekspozimit të lartë biologjik me karotenoids, kur vlerësohet gjatë afatit të studimit, ka gjasa me te medha për të mbijetuar ndaj kancerit të gjirit, pa marrë parasysh grupet e studimit."
Çfarë janë karotenoidet?
Karotenoidet janë një klasë e pigmenteve natyrore qe gjenden kryesisht në bimët, dhe janë përgjegjës për ngjyren e kuqe, portokalli dhe te verdhë ,pigmente të pranishme në shumë fruta dhe perime, duke përfshirë edhe karrotat.
Karotenoidet sigurojnë një burim te Vitamines A, ata mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme te radikaleve të lira dhe përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.Karotenoidet më te gjendura janë beta-karotene, lykopene, lutein, beta-crpytoxanthin, zeaxanthin, dhe astaxanthin.Burime të mira ushqimore te karotenoideve përfshijnë karrota, patate e ëmbël, speca të kuq, kajsi, spinaq, lakër jeshile, dhe domate.Gjithashtu, për të shtuar efektet e karotenoideve , ushqimet duhet të hahen të papërpunuara ose te ziera lehtë.
Megjithatë, në disa raste, gatim në fakt mund të përmirësoje vetite e karotenoideve në ushqime. Për shembull, efekti i likopeni ne domate është rritur kur përpunohet në temperatura të larta...
Pjepri
Së bashku me shalqirin, pjepri është fryti fundit veror:fruti i parfumuar, me lëng dhe i ëmbël e bën ate të veçantë. Pjepri eshte i pasur me ujë dhe fibra, gjithashtu përmban vitamina sidomos A dhe C dhe minerale, ndërsa prania e yndyrës është praktikisht e parëndësishme. Mjekesia kineze e njeh aftësinë qe ka pjepri per nxitjen e urinimit, detoksifikimit, lehtëson sistemin e frymëmarrjes, ndihmon për të tonifikuar dhe forcuar lëkurën, regenerues ne humbjen e mineraleve për shkak të djersitjes dhe gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave.
Për të përfituar nga këto te mira eshte e keshillueshte ngrenia e tij ne mengjes i cili eshte pak laksativ edhe per njerzit qe vuajne nga Anemia per shkak te pranise se hekurit.Gjithashtu pjeperi eshte largojen stresin .
Si tja beni per ta ruajtur? Mbajeni atë të mbyllur në frigorifer në një qese te vogel plastike se ajo lehtë mund të transmetojë erë e sajne ushqime të tjera.
Temperatura ideale nuk duhet te zbrese ne 5 grade.Hiqeni atë nga frigorifer një orë përpara se të hahet, për të shijuar më mirë aromë e saj...
Mrekullitë e shalqirit
Një nga kënaqësitë e tavolinës në verë është pa dyshim shalqiri.
Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij. Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqiri mund të konsiderohet... një lloj ilaçi për jetë sa më të gjatë, për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmban. I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium.
Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, shalqiri është një ndihmë e madhe edhe për dietën: ideale për diuresën, ky frut luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të organizmit tonë.
Përveçse mund të konsumohet i vetëm, shalqiri mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat. I pëlqyer për përgatitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve dhe marmelatave, shalqiri mund të përdoret edhe në kozmetikë. Në të vërtetë, zemra e shalqirit është shumë e mirë për të përgatitur maska hidratuese dhe me lëngun e saj përdoren lëngje të nevojshme për të zbutur lëkurën e thatë.
Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t‘u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit.
Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind sheqer më pak. Padyshim, një ndihmë e madhe për diabetikët....
Gështenja
Geshtenjat do ti gjeni gjate gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit.
Ato jane shumë te tretshme dhe jane rekomanduar në rastet e anemisë dhe humbjes se oreksit, në sajë të pranisë se bollshme te fibrave janee shumë te dobishme për funksionimin e zorrëve.
Duke u mbështetur në praninë e acidit folik gështenja rekomandohet edhe në rastet e shtatzanisë, sepse ajo mund të parandaloje ndodhjen e disa cregullimeve në fetus.
Duke qenë e pasur me minerale gështenjat janë veçanërisht të përshtatshme për ata që vuajnë nga lodhja kronike, për ata që duhet të rifitojë forcen pas gripit tek fëmijët dhe të moshuarit, kalium është i dobishme për të forcuar muskujt, fosfori kontribon në formimin e indeve nervore, squfurit është antiseptik dhe dezinfektues, natriumi është i dobishme për tretje, magnezi në rigjenerimin nervor.
Geshtenja eshte e pasur me vitaminë B6, vitaminë C, kalium folate dhe baker.
Vitamina B6 në gështenjë mund të jetë me të vërtetë e mirë për zemrën tuaj.B6 ul kimikatet e prodhuara nga detajimi i aminoacideve ne trupin tuaj. Ushqime qe permbajne dopamine, melatonin, serotonin sic eshte geshtenja lejojne trupin të prodhojë hormonet që bilancojne humorin tone dhe na ndihmojnë te bejme gjumin e qete.
Potasium është një tjetër përfitim shëndetësor i gështenjave.
Në sajë të pranisë së vitaminës B dhe të fosforit, gështenja kontribon në ruajtjen e ekuilibrit nervor dhe me praninë e sheqernave ushqimi mund të jetë një alternativë për fëmijët qe jane alergjik ndaj qumështit...
Ulliri dhe vaji I ullirit
Profeti Muhamed a.s ka thene per vajin e ullirit: "Hani vaj ulliri dhe lyni veten tuaj me te, sepse është nga një pemë e bekuar." (Tirmidhiu At'ima)
Hipokrati vajin e ullirit e rekomandonte për shërimin e më shumë se 60 sëmundjeve.
Homeri vajin e ullirit e quante ar i lëngshëm.
Kur u...lliri eshte ne formen e vajit i ka cilesite e tij me te mira sesa kur eshte kokerr.
Vaj ullirit konsiderohet tani një element thelbësor për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe
eshte e kote te komentoj se është i dobishëm për të gjithë grupmoshat.
*Në shtatzëni, acidet yndyrore esenciale janë pjesë e rëndësishme e qelizave dhe i sistemit nervor, konsumimi i vajit të ullirit nxit zbrazjen e zorrëve duke ndihmuar gratë shtatzëna të kufizojnë problemet e kapsllëkut.
*Në fëmijëri është e dobishme për mineralizimin e kockave, zhvillimin e trurit dhe eshte shumë i tretshëm.
*Në adoleshencë dhe në praktikantet e sportit acidi yndyror monounsaturated oleic digjet lehtësisht në muskujt dhe është gjithashtu lehtësisht i tretshëm, gjatë tiganisjes pika "tym" mbron ushqimet nga dëmtimet termike.
*Në moshë madhore, vonon plakjen e qelizave, përmirëson mineralizimin e kockave,kufizon humbjen e kalciumit për shkak të plakjes.Ndalon zbardhjen(thinjen) e flokeve.
*Në moshën e vjetër, gjatë së cilës vihen re probleme të mungesës së oreksit, zvogëlim i kapacitetit,mostretje e ushqimit, ulet absorbimi i vitaminave dhe mineraleve, probleme me kapsllëkun ,vaj i ullirit në të gjitha këto raste individualebeshte yndyra ideale, është shumë i tretshëm, laksativ,i pasura me acide yndyrore esenciale, gjithashtu lehtëson absorbimin e vitaminave.
Vaj ullirit ndihmon sistemin e tretjes të funksionojë në mënyrë më efikase.Ai tolerohet nga stomaku për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acid oleik. Vaj gjithashtu ngadalëson prodhimin e tepërt te acidit në sistemin e tretjes duke zvogëluar rrezikun e ulcerave dhe probleme të tjera gastrointestinale.
Dy lugë vaj ulliri në mëngjes me stomak bosh ka një efekt pozitiv kunder kapsllëkut kronik. Ndryshe nga yndyrna të tjera, të cilat janë të lidhura me një rritje të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, vaj ullirit ndihmon në mbrojtjen e qelizave te zorres se trashe nga qelizat kancerogjene.
Ndihmon shume në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Molla
Mollet janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmonjne për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato.Mollet janë gjithashtu një nga 10 ushqimet qe ndihmojne per te djegur dhjamin.Hahet një mollë 15 minuta para
ngrënies e do t'ju ndihmojë per tu ngopur dhe ju... do të hani më pak,kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar qe ju të humbni ne peshë.
Molla përmban pektin e cila është e njohur qe ndihmon te ndiheni të plotë,dhe kjo ndjenjë ngopje do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Mollet jane....
Per mbrojtjen e kockave
studiuesit francez gjeten se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm tek mollët
dhe mund të mbrojë gratë ne fazen post -menopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave. Bor, një tjetër përbërës në mollë, gjithashtu forcon kockat.
Ndihmon ne semundjen e azmes
Një studim i kohëve të fundit tregon se fëmijet me astmë që pinë lëng molle në baza ditore vuajne me pak se fëmijët që pinë lëng molle vetëm një herë në muaj. Një tjetër studim tregon se fëmijët e lindur nga gratë që hanë shumë mollët gjatë shtatzanisë kanë shkallë më të ulët të astmës se fëmijët,nënat e të cilëve hane rralle molle.
Parandalimi i Kancerit i mushkërive
Sipas një studimi te 10.000 njerëz, ata që kishin ngrënë mollë kishin nje rrezik 50 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive. Hulumtuesit besojnë se kjo është për shkak të niveleve të larta të quercetines dhe naringines tek mollët.
Parandalimi i kancerit në gji
Një studim i Universitetit Cornell zbuloi se minjtë që hanin një mollë në ditë reduktuan rrezikun e tyre të kancerit të gjirit me 17 %. Minjte e ushqyer me tre mollë në ditë e reduktuan rrezikun e tyre me 39 % dhe ato të ushqyer me gjashtë mollë në ditë e reduktuar rrezikun e tyre me 44 %
Parandalimi i kancerrit te zorres se trashe.
Shëndeti i dhëmbëve:
vetitë natyrore te acidit në mollë ndihmojë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe fryma juaj mban erë të mirë.
Kur ju hani mollë, fibra të pastron dhëmbët, ndërsa vetite antivirale e frutave mbajne bakteret dhe viruset larg.Përtypja e një mollë gjithashtu stimulon prodhimin e pështymë në gojën tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e prishjes se dhëmbëve nga ulja e niveleve të baktereve.
Që të përfitojme plotësisht nga të mirat shëndetësore të mollës, duhet ta konsumojme ate me lëkurë, sepse lëkura është pjesa më ushqyese e mollës. Përfitimet shëndetësore te mollë janë me të vërtetë e mahnitshme dhe mos
harroni "një mollë me dite mban mjekun larg...
Bajamet
1. Ne lidhje me zemren...Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL
kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur
Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.
2. Ndihmon ne humbje peshe...Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre ata ndihmojne per te humbur peshe.
Bajamet përmbajë yndyra te ngopura te cilat bejne te ndiheni te ngopur shpejt e ne kete menyre te ndaloni mbingrenien.
Per kete nuk duhet te kalohet masa nje grusht ose 12 kokrra.
3. Ushqimi i trurit...Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhirqë të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.
4. Kujdesi i lekures...Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures.
Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
5. Mban ulur presionin e gjakut...Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.
6. Ndalon kancerin e zorres se trashe dhe kapsllekun....Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
7. Bajamet ne shtatzani...Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme
duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.
8. Perforcues te energjise...Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pike energjike..
9. Ideale për diabetikët...Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët
dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
10. Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt
Mandarina
Mandarinat stimulojne ndarjen e qelizave dhe gjenerojne qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar të gjitha veshjet e jashtme ose ndonjë dëmtim te madh qe i behet trupit.
Mandarinat jane agjente te pastrimit te gjakut dhe përdoren gjerësisht si purifikues. Ato jane te njohura se ndihmojne në nxjerrjen e substancave toksike dhe te padëshirueshme nga trupi të tilla si acidi i urinës, kriperat shtesë, ndotësve dhe ujit. Është e njohur gjithashtu për rritjen e kapacitetit te trupit për mbajtjen e oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut duke ndihmuar në pastrimin e tij.
Mandarina është njohur të ketë një efekt zbutës në nerva dhe është përdorur për të zbutur ballit me ethe. Kjo lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit. Perdoret si një mjet qetësues kundër etheve, helmeve, reaksioneve te stresit, alergjik dhe më shumë. Mandarina është e njohur edhe për qetesimin e depresiveve duke qetësuar zemërimin.
Ato jane te njohura për qetesimin e stomakut si dhe ndihmonje per ta mbajtur ate në gjendje të mirë.Mandarinat ndihmojne në rrjedhën e duhur të lëngjeve duke ndihmuar tretjen e ushqimit, mban ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe bile shëron të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet.
Mandarina është favorizuar gjerësisht si tonik që ndihmon në funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmon në dekompozimin dhe ne thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçine, stomakun dhe zorrët.
Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon per nje qëndrim më aktiv gjate dites. Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nen fre.
Mandarina aromantike ka cilësitë natyrore antiseptike që ben te mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut,bakterie përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaj esencial i mandarinës përmban elemente të veçantë që veprojnë kundër këtyre bakterive dhe ndihmon në sherimet septike. Vaj i mandarinës mund të përdoret nga jashtë në plagë të hapura ose konsumohet shumë gojarisht.
Mandarina ne fakt lehtëson trupin nga spazmat e dhimbshme. Spazmat shpesh ndikojnë më shumë se muskujt e trupit dhe janë të njohura ne ndikimin e sistemit te frymëmarrjes, ne sistemin e tretjes dhe sistemin nervor.
Mandarina ka efekt qetësues në nerva dhe besohet se çlodh sistemin organik dhe lehtesues...
Fara luledielli
Farat e lulediellit jane ndoshta te me njohura nga te gjitha farat ushqimore,ato mund të hahen të papërpunuara, te pjekura ose të përdoren për shije në shumëllojshmëri gatimesh. Pavarësisht nga kjo, shumë njerëz janë të panjohur me të mirat e të ngrënit fara luledielli.Shkurtimisht po japim vetite e tyr...e te cilat janë një burim i fuqishëm e i pasur me vitamina e minerale.
Një burim i pasur me Vitamina E....
Vitamina E është një komponent thelbësor i të ushqyerit tuaj të përditshme. Ajo është një antioksidant që ndalon përhapjene radikaleve të lira brenda trupit tuaj sepse radikalet e lira mund të shkaktojne dëmtim qelizor, të paturit e një burimi të Vitamines
E nga farat e lulediellit mund të ndihmojë ne funksionin e qarkullimit të gjakut si duhet.
Ajo gjithashtu i lejon gjakut të mpikset më lehtë kur trupi ka plagë të jashtme dhe ndihmon ne procesin e shërimit. Vetite e tjera te farerave përfshijnë një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Fije dietetike për tretje...
Farat e lulediellit janë një burim i mire i fijeve dietetike. Një mangësi në konsumin e përditshëm te fibrave çon në një mori problemesh shëndetësore. Ndërsa sasia e rekomanduar e fibra është rreth 30 gram në ditë,shumica e njerëzve nuk arrijnë të konsumojnë më shumë se 15 gram në ditë. Kjo mund të shkaktojë probleme të tretjes e cila çon në rritjen e toksicitetit brenda zorrëve. Duke ngrënë fara luledielli, ju mund të përfitoni një furnizim te fuqishëm te fijeve dietetike per te cilat trupi juaj ka nevojë. Duke bërë këte mund të zvogëloni gjasat e kancerit, të ulni nivelin e kolesterolit
dhe ndihoni procesit e eliminimit nga trupi juaj.
Proteina,karbohidratet dhe më shumë....
Farat e lulediellit ofrojnë një furnizim te proteinave dhe karbohidrateve.Të dyja janë të rëndësishme për ruajtjen e niveleve të energjise.Farat mund të stimulojne te mëlçia për lirimin e glikogjenit në gjak. Sepse glikogjeni është një formë e sheqerit dhe përbën një nxitje shtesë të energjisë se shpejtë.Trupi juaj gjithashtu kërkon një dyqan mineralesh në mënyrë që të funksionojë siç duhet.
Fara luledielli Për trurin...
Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se farat e lulediellit në fakt mund të kene nje efekt qetësues per trurin tuaj. Kjo është për shkaktë niveleve të larta të triptofanit të përfshira në fara. Kur ju konsumoni ushqime që kanë triptofan ajo në mënyrë efektive rrit prodhimine serotoninës ne trurin tuaj.
Nivelet e larta të serotonit ulin tensionin dhe krijojne një efekt zbutës.
Fara luledielli per shendet te mire...
Prirjet drejt fast-food-eve dhe ushqimeve të cilat jane me perberes jo te ushqyeshem mund te kene një ndikim të përhershëm në shëndetin tuaj.
Shumë nga këto ushqime nuk sigurojnë një burim te proteinave, karbohidrateve dhe ushqyesve thelbësore. Një mangësi e fijeve dietetike përkeqëson problemin.
Duke ngrënë fara luledielli rregullisht, trupi juaj mund të gëzojnë një burim te pasur te mineraleve, ushqyesve dhe fibra që ajo duhet të funksionojë si duhet. Nëse ju keni qenë në kërkim të një mezeje të lehtë të shëndetshme e te shijshme dhe qe mund të sigurojë energji
shtoni fara lulediellit dietës tuaj.
Kivi
Fruti i kivit eshte i pasur me vitamina të shumta,në veçanti te vitaminës C (më shumë se portokalli), kalium (me shumë si bananet dhe një sasi të mirë të beta-karotenit. Studimet në Itali, te kryera tek femijet e moshes 6-7 vjec kanë demonstruar edhe veti të tjera shëndetësore të traktit respirator. Në veçanti, fëmijët që ishin ushqyer 5-7 here ne jave me agrume e fruta kivi kishin probabilitet 44% më pak probleme me frymemarjen në krahasim me fëmijët qe hanin me pak se një herë në javë.
Gulçimi ishte ulur me 32%, kolla gjate natës deri me 27%, marrje fryme me veshtiresi deri me 41%, kolla kronike 25 % dhe sekrecionet nga hunda 28 % .Keto rezultate nuk ishin vetem merite e vitamines C dhe kaliumit por edhe e substancave të tjera tek kivi te cilat jane ende te panjohura.
Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira,përmireson shëndetin e individëve të cilët e konsumojne rregullisht ate kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve,qe nga problemet kardiovaskulare, kancere si dhe obozitetin.
Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu eshte ndihmes për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë per te mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira.
Kivi permban sasi te larte te fibrave te cilat permiresojne sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojne të dëbojnë ata.
Fiberat gjithashtu jane provuar se zvogëlojne nivelin e kolesterolit, përmirësojne kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe uljen probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Përmbledhje...
Ngrënia e frutave kivi është e qartë per nje zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme në këto raste:
Pengon astmen. Ndalon kollitjen sidomos tek fëmijët.
Mbron ADN-së tonë nga mutacionet .
Siguron një sasi antioksidantë dhe vitamina.
Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në sajë të një përmbajtjes se lartë të fibrave...