Kivi lufton sëmundjet e zemrës

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 43 vullnetarë me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak), ka treguar se nëse konsumohen nga dy kivi në ditë, rritet dukshëm niveli i HDL-kolesterolit (kolesterolit të mirë), vitaminës C dhe E, ndërsa zvogëlohet niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq).

Revista “International Journal of Food Sciences and Nutrition” shkruan se koha e nevojshme që të arrihet efekti pozitiv është tetë javë. Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se konsumimi i rregullt i kivit ka efekt pozitiv në statusin antioksidues dhe vepron kundër faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut te personat me hiperlipidemi./albeu.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip